Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Topçinjve dhe me më shumë raste të krijuara, ndërsa arritën t’i shënojë edhe dy gola.Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 35-të minutave lojë dhe ishte Alexandre Lacazette, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0.Kur pritej që ekipet të shkonin në pushim, në skenë doli mesfushori shqiptar, Granit Xhaka (44’), i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit rreth 25 metra për 2-0.Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, por vendasit edhe pse ishin më konkret duke pasur raste më të pastra, shënuan vetëm një herë, po aq sa mysafirët. Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 56-të dhe ishte Bukayo Saka që shënoi gol të bukur për 3-0.Arsenali pati raste të mira me anë të Lacazette (83’) dhe Mohamed Elneny (84’), por goditja e sulmuesit u prit nga portieri, ndërsa goditja e mesfushorit u ndal nga traversa.Pas këtij goli, Chelsea arriti të dalë në një sulm të mirë dhe të shënojë me anë të Tammy Abraham (86’) për 3-1, por ky doli të ishte gol i fundit dhe i rezultatit përfundimtar, pasi Jorghinho dështoi të shënojë në shtesë nga penalltia, e cila iu prit nga Bernd Leno.Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në pozitën e 14-të me 17 pikë, ndërsa Chelsea zë vendin e gjashtë me 25 pikë.Në ndeshjen e ardhshme, Topçinjtë udhëtojnë te Brighton, teksa Blutë e presin Aston Villan.