No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Bordi i Shoqatës së Trajnerëve vlerëson se formati i ri i Superligës...

Bordi i Shoqatës së Trajnerëve vlerëson se formati i ri i Superligës pati ndikim pozitiv

Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit e ka mbajtur sot takimin e fundit për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me shoqatën dhe trajnerët kosovarë, por edhe për futbollin në përgjithësi. Me këtë rast Bordi i Shoqatës së Trajnerëve vlerësoi se viti 2020 ka qenë tejet i vështirë, duke e pasur parasysh pandeminë Covid-19, gjë e cila ka ndikuar edhe në vet aktivitetin e shoqatës. Duke e analizuar rrjedhën e garave të stinorit vjeshtor Bordi i Shoqatës së Trajnerëve vlerësoi se është shënuar një ngritje e cilësisë në futbollin tonë, derisa formatin e Superligës me 10 skuadra e ka cilësuar si të qëlluar dhe që ka pasur ndikim në vet organizimin e klubeve dhe në cilësi të ligës. Po ashtu, edhe formati i garave në Ligën e Parë dhe në Ligën e Dytë u vlerësua që ka pasur ndikim pozitiv dhe përkundër orarit të ngjeshur skuadrat kanë arritur të tregojnë formë të mirë. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për licencimin e trajnerëve dhe vazhdimin e licencave B dhe A. Bordi i Shoqatës së Trajnerëve shpreson se në vitin 2021 rrethanat do të jenë më të mira dhe do të ketë mundësi për më shumë aktivitete të trajnerëve, siç janë seminaret dhe trajnimet e ndryshme me emra të njohur të futbollit vendor dhe ndërkombëtar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments