No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Presidenti i FFK-së uron besimtarët krishterë për Krishtlindje

Presidenti i FFK-së uron besimtarët krishterë për Krishtlindje

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nëpërmjet një mesazhi ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Numri një i FFK-së e ka vlerësuar të vështirë vitin që po e lëmë pas, teksa ka uruar shëndet dhe tejkalim sa më të shpejtë të situatës me pandeminë.

Mesazhi i presidentit të FFK-së

Të nderuar drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit të krishterë!

Me rastin e Krishtlindjes, kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe KE të FFK-së të Ju uroj përzemërsisht këtë festë juve dhe familjeve tuaja.

Së bashku e kaluam një vit shumë të vështirë dhe sfidues, pasi për shkak të pandemisë Covid-19 ishim të detyruar që ta mbanim distancën edhe me më të dashurit tonë, gjithnjë në shërbim të shëndetit të përgjithshëm dhe ruajtjes së njëri-tjetrit.

Edhe festat sivjet jemi të detyruar t’i kremtojmë ndryshe, andaj në këtë natë festive lutemi që sa më parë t’i kthehemi jetës normale dhe të festojmë në rrethana më të mira.

Uroj që edhe kjo festë t’ju gjejë me shëndet të mirë, me harmoni e dashuri në familjet e juaja.

Zoti ju dhuroftë mbarësi dhe mirësi!

Për shumë mot,
Gëzuar Krishtlindjen!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Manchester City blindon Foden me një rrogë marramendëse

Phi Foden ka shpërthyer. Në përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmund në çerekfinalet e Champions League ka qenë vendimtar në të dy ndeshjet, për...

Musaila realizon dy gola, Bayern fluturon (VIDEO)

Bayern Munich e mbyll pjesën e parë në fushën e Wolfsburg me rezultatin 3-1. https://streamable.com/7jwios Pas fillimit super të djemve të Hansi Flick me golin e...

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Recent Comments