No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: Së shpejti do të jemi në Evropian ose Botëror

Ademi: Së shpejti do të jemi në Evropian ose Botëror

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi duke folur në ceremoninë Laureatët e vitit 2020, e ka vlerësuar pozitiv vitin që është në ikje për futbollin e Kosovës, pavarësisht problemeve që ka sjellë Covid-19. Madje, ai thotë është fituar beteja me armikun e padukshëm Coronavirus.

I pari i futbollit tonë, ka lavdëruar edhe mediat për punën që tyre, e që sipas Ademit, mediat me raportimet e tyre kanë zëvendësuar ‘Dardanët’ të cilët për shkak të Covid-16, nuk kanë mundur të jenë në tribunat e stadiumeve.

Ademi është i bindur se Kosova shumë shpejtë do të jetë në Kampionatin Botëror ose Evropian.

“E fituam betejën e jetës me COVID-in edhe pse në shtetin tonë ka marrë jashtëzakonisht shumë jetë, por ngushëllojmë të gjithë familjet. Më gëzon fakti që asnjë futbollist nuk ka qenë i infektuar, me intereson më së shumti që nuk ka qenë i lënduar me faktin që kampionati ka qenë jashtëzakonisht i vështirë dhe i ngjeshur me ndeshje të shumta, prandaj se nuk kemi shpallur sportistë të vitit sepse ky epitet ju takon të gjithë juve”.

“I falënderoj shumë mediat sepse kanë luajtur dy role, përveç rolit të tyre si media për ta pasuruar futbollin në mënyrë më të rastësishme dhe të mirë, ata kanë pas dhe rolin që të zëvendësojmë ‘Dardanët’ që nuk kanë mundur të jenë stadiume dhe përmes shkrimeve të mediave ju sado pak keni mundur t’i inkurajoni të gjithë klubet që të punoni sa më shumë”.

“Duke shpresuar që ky vit të përfundojë më të gjitha të këqijat që i kishim, ne do të vazhdojmë të kryejmë projektet tona dhe sigurisht do të jemi shumë krenar me ju, ekipet tona nacionale edhe pse nuk shkuam në Evropian shumë shpejtë do jemi në kampionat Botëror ose në Evropë”, theksoi kreu i FFK-së. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments