Klubi Futbollistik “Llapi” ka vazhduar me përforcime dhe kësisoj duken shumë aktiv në këtë afat kalimtar i cili zyrtarisht fillon në janar të vitit 2021.
Pas Rilind Gërbeshit e Almedin kliniku, Llapi sot ka angazhuar edhe talentin Ilir Krasniqi i cili në stinorin e kaluar ishte pjesë e Fushë Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra llapjane përmes faqes zyrtare:
“Mesfushori defensivë, 20 vjeçar që së fundmi ishte pjesë e FC KEK-ut dhe më parë KF Fushë Kosovës, Ilir Krasniqi nga sot është pjesë e KF Llapit, me kontratë të nënshkruar për periudhën 2020-2025”, ka shkruar Llapi.