Vedat Muriqi u rikthye të luajë me Lazion. Bomberi dardan ka qëndruar jashtë fushave prej datës 24 nëntor për shkak të një tërheqje muskulore.

Mbrëmë u fut në fushë në minutën e 67-të, teksa bardhekaltrit fituan 2-0 ndaj një ekip të fortë si Napoli i Gennaro Gattusos.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1340786456592343042&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Frikthimi-pas-demtimit-muriqi-jam-i-lumtur-qe-kontribuova-ne-kete-fitore%2F&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px

26-vjeçari nga Prizreni ndihet i lumtur për rikthimin dhe triumfin e fundit në kampionat, ndjesi që e shpreh me anë të një postimi në Twitter.

Jam shumë i lumtur që u ktheva dhe dhashë kontributin tim për skuadrën. Fituam tre pikë shumë të rëndësishme“, shkruan Vedat Muriqi, i cili shpreson të gjejë sa më shpejt golin e parë me Lazion.