Derbi në Superligën e futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.
Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi përmes futbollistit Besnik Krasniqi, i cili në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë u tregua i saktë.
Gol nga pika e bardhë kanë shënuar edhe mysafirët.
Në minutën e 83-t, Fidan Gërbeshi barazoi shifrat në 1-1.
Drita vazhdon ta mbaj pozitën e parë në tabelën e Superligës me 41 pikë ndërsa Prishtina mbetet në të 3-n, me 32 sosh.