No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Labinot Ibrahimi paditë Prishtinën në FFK, kërkon borxhin

Labinot Ibrahimi paditë Prishtinën në FFK, kërkon borxhin

Labinot Ibrahimi i është shtuar listës së futbollistëve të Superligës, të cilët kanë paditur ish-klubet e tyre.

Arsyeja mbetet e njëjtë, mos respektimi i kontratës mes klubit dhe lojtarit.

Ibrahimi ka paditur Prishtinën, pjesë e të cilëve ishte në edicionin e kaluar.

Mbrojtësi i mirënjohur nga Lipjani u transferua në verë tek Arbëria.

“Po e kam dërguar padinë në FFK për Prishtinën, pasi nuk e kanë shlyer borxhin që kanë ndaj meje, sipas kontratës. Kam pritur deri tash, por nuk i kanë kryer dhe u detyrova t’i drejtohem federatës”, tha Ibrahimi për Gazetën Olle.

“Pres të më ndihmoj FFK, në të kundërtën do t’i drejtohem gjykatës”, shtoi ai.

Ibrahimi në Prishtinë u rikthye nga Partizani i Tiranës, ndërsa tani është kapiten i Arbërisë.

Për të njëjtën arsye, Prishtinën e kanë paditur edhe Armend Thaçi, Ahmed Januzi e Ahmet Haliti.

Artikulli paraprakLewa është lojtari i vitit, lë pas Messin e Ronaldon
Artikulli i ardhshëm

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments