No menu items!
Ballina SPORTE TJERA Personazhi i njohur i YouTube ofron 50mln $ për të boksuar ndaj...

Personazhi i njohur i YouTube ofron 50mln $ për të boksuar ndaj McGregor

Jake Paul, një personazh i njohur i YouTube, i ka ofruar 50 milionë dollarë Conor McGregor për të dueluar mes tyre në një sfidë boksi. Një shumë e majme kjo për irlandezin për t’u rikthyer në ring, ndërkohë që ai do të duelojë më 23 janar në kafaz në eventin UFC-257 ndaj Dustin Poirier.

23-vjecari Paul, ka zhvilluar 2 duele në ring dhe i ka fituar të dyja me KO, duke vërtetuar se është një boksier i mirë. Gjithsesi, për momentin, McGregor nuk ka shfaqur asnjë interes për t’u përballur me një personazh mediatik si Jake Paul.

Ndërkohë që, vëllai i Jake, Logan Paul, edhe ai një personazh i famshëm në YouTube, do të duelojë në shkurt të vitit tjetër ndaj Floyd Mayweather në një duel “show”.

“I kemi dërguar Conor një ofertë prej 50 milionë dollarësh për t’u përballur së bashku në ring. 50 milionë dollarë “cash”, shuma më e madhe që i është ofruar ndonjëherë, por me sa duket ai është i frikësuar nga unë”, tha Jake Paul.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments