No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Nga Messi te Guardiola, kandidati Laporta zbulon planin për kthimin e Barçës...

Nga Messi te Guardiola, kandidati Laporta zbulon planin për kthimin e Barçës në majë

Fytyra e tij tashmë është e reklamuar si kandidat, në dimensione gjigante, 150 metra larg nga stadiumi “Santiago Bernabéu”. Ai dëshiron t’ju shohë të gjithëve përsëri, siç thotë slogani i tij. Që prej ditës së djeshme, Joan Laporta po kandidon si favorit për të qenë presidenti i ardhshëm i Barcelonës. Posteri i shfaqur në “Paseo de la Habana” na kujton Laportën kur kryesonte klubin katalanas, me sukseset dhe gabimet e tij, me titujt e shumtë dhe momentet për historinë. Ky ishte Joan Laporta, i cili u ul ballë për ballë me Raúl Varela në programin “A Diario” dhe dha këtë intervistë për “Radio MARCA”.

Pankarta – “Ka qenë një veprim fushate, me mjaft ndikim. Duhet ta përgëzoj drejtorin e fushatës, ishte ideja e tij. Ajo iu drejtohet anëtarëve të Barçës. Madridi është një zonë elektorale dhe ne duhet të vinim këtu. Ishte një veprim i bukur, nga besimi i mirë. Ka një pikë ironie, por është veprim i bukur”.

Kujtimet në Madrid – “Unë kam pasur kujtime shumë të bukura në ‘Bernabéu’. Mes tyre kujton fitoren 2-6, duartrokitjet e tifozëve të bardhë për Ronaldinho, Xavi…”

Lidhjet politike të klubit – “Pankarta është e bukur, sepse mendoj se edhe Real Madridi dëshiron të na shohë të fortë përsëri. Të gjithë mund të futemi brenda Barçës që unë propozoj. U ndjeva i respektuar, kur kam udhëtuar nëpër Spanjë, tashmë dua që të gjithë të ndihen të respektuar nga Barça. Barcelona ka një ngarkesë shumë përfaqësuese të Katalonjës. Në ‘barcelonismo’ përshtaten të gjitha idetë. Ne jemi të përqendruar në rimëkëmbjen e situatës së klubit, duhet të rifitojmë qëndrueshmërinë ekonomike”.

E kaluara – “Më 2003 situata ishte gjithashtu shumë delikate dhe ne arritëm ta kthenim atë në favor. Si president lashë një trashëgimi shumë të mirë, në çdo drejtim. Unë jam i njëjti, kurrë nuk kam ndaluar së qenuri i tillë. Shumë më kujtojnë duke festuar shumë fitore e trofe, por për to është punuar më parë. Nuk mund të menaxhohet klubi me inat. Do të punoj me të gjitha forcat e mia në mënyrë që Barça të jetë optimiste për të gjithë njerëzit”.

Dallimet me 2015 – “Më 2015 ajo që ndodhi është se ne fituam tripletën. Në skenarin më të keq, unë kam një rezultat shumë të mirë dhe këtu filloi fushata 2020. Më pëlqen të fitoj dhe kam një propozim, bazuar në përvojën time, për të ndryshuar dinamikën që po përjeton klubi sot. Unë tashmë e kam bërë atë, e di se si mund të bëhet. Shpresoj që anëtarët të votojnë për mua, që ta bëj përsëri. Jam i sigurt se situata mund të ndryshohet. Jam optimist”.

Kandidati i preferuar – “Unë nuk mendoj për këtë, jam përqendruar në shpjegimin e programit dhe propozimeve sportive, ekonomike dhe sociale, çështjen patrimoniale. Propozimi im është ai që i përshtatet klubit”.

Messi – “Do t’i përdorim të gjitha kartat, në mënyrë që Messi të mbetet me ne. Shitja e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid kishte edhe rrethana të tjera. Çështja e Leos është unike. Ai do të ishte një nga lojtarët e paktë, si Pelé, që ka luajtur vetëm në një ekip. Kjo çështje nuk bazohet vetëm në para. Do t’i bëjmë një propozim të mirë ekonomik, por nuk do të arrijmë atë që klubet e tjera mund t’i japin. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Leo. Ai e do Barçën. Jam i bindur që po pret me padurim një propozim nga presidenti i ri. Do të bazohet mbi të gjitha në një ekip konkurrues, që mund të fitojë Ligën e Kampionëve. Nëse e bëj këtë propozim, unë do ta respektoj atë. Jam me fat që kam besueshmërinë e Leos. Tani nuk është koha për të folur për Messin, sepse për këtë duhet të jem president”.

Bartomeu dhe Rosell – “Unë nuk flas me Bartomeun, kam folur me Rosell kur u lirua nga burgu. Marrëdhënia duhet të përparojë, pas kaq shumë mosmarrëveshjesh”.

La Masía – “Akademia duhet të ketë më shumë peshë në ekip. Ne do të aplikojmë një metodologji të re, që do ta bëjë atë një qendër të përsosmërisë sportive”.

Zidane dhe Guardiola – “Për mua, Pep është trajneri më i mirë në botë. Zidane është një trajner i shkëlqyeshëm dhe ka forcën e gjithë historisë së tij si futbollist. Ai më jep përshtypjen se di t’i trajtojë lojtarët e tij. Por Pep ka një magji të veçantë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments