Ka ndërruar jetë gazetari i mirënjohur sportiv, Avni Shabani.
Ai ka qenë gazetar shumëvjeçar në gazetën Rilindja, pastaj në Radio Kosovë dhe disa vite edhe drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj.
“Sapo ndërroi jetë, kolegu dhe miku im, Avni Shabani. Prehu në paqe njeri me zemër dhe shpirt te bardhë”, ka shkruar kolegu i tij nga Radio Kosova, Edmond Thaçi.
Shabani ka qenë kontribues i madh në kohën e Gjeneratës së Republikës.