No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Besim Hasani: Avniu ishte zë i fuqishëm i aktiviteteve sportive

Besim Hasani: Avniu ishte zë i fuqishëm i aktiviteteve sportive

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Avni Shabani

E nderuara familja, Shabani
Me dhimje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur sportiv, Avni Shabani.

Vetëm pak javë pas pensionimit nga mikrofoni dhe lapsi, të cilëve ua kushtoi një jetë duke punuar në të përditshmen Rilindja dhe Radio Kosova, Avniu na la përjetësisht!

Avniu do të kujtohet përgjithmonë nga Lëvizja Olimpike e në veçanti nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ku me praninë e tij, solli intervista dhe reportazhe të ndryshme, duke u shndërruar në zë i fuqishëm i aktiviteteve tona.

Miku im, do të mbahesh mend si një bashkëpuntor dhe profesionist i madh, i cili me butësinë dhe virtytet e tij, la gjurmë të pashlyera në gazetarinë sportive dhe sportin në përgjithësi.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës, Radio Kosovës dhe gjithë miqëve të tij.

Me respekt,
Besim Hasani
President i Komitetit Olimpik të Kosovës

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Recent Comments