No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sokoli e nis furishëm aventurën te Gjilani, e mposht KEK-un 5:0

Sokoli e nis furishëm aventurën te Gjilani, e mposht KEK-un 5:0

Gjilani ka arritur të fitojë thellë kundër KEK-ut në ndeshjen e 1/16 së finales të Kupës së Kosovës. Në debutimin e tij si trajner i Gjilanit, Bylbyl Sokoli ka arritur t’i gëzohet fitores me shifrat bindëse 5:0. Kaq gola skuadra nuk i ka shënuar asnjëherë këtë sezon, teksa nëse mbledhen bashkë gjashtë ndeshjet e fundit atëherë arrihet ky numër.

Në pjesën e parë golat i realizuan Nikaç dhe Useini, teksa 45 minutëshi u mbyll me rezultatin 2-0, teksa edhe në pjesën e dytë “Skifterat” fluturuan lartë në qiell duke ngritur akoma më shumë epërsinë.

Nikaç gjeti përsëri golin teksa pos tij realizuan edhe Hajdari dhe Bushiç për rezultatin final, Gjilani 5-0 KEK-u.

Të kuqtë shkëlqyen në këtë takim duke dominuar në të gjitha aspektet ish-skuadrën e Superligës.

Takimi u luajt në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, ku edhe do të luajnë Drita dhe Gjilani gjatë gjysmë-stinorit pranveror.

Gjilani do të luaj edhe në vikend, në Suharekë luhet takimi i mbetur mes tyre dhe Ballkanit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Recent Comments