No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Orges Bunjaku duket se ka zgjedhur Kosovën

Orges Bunjaku duket se ka zgjedhur Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes së bashku me zyrtarët e Federatës së Futbollit javën e kaluar kanë zhvilluar takim me mesfushorin Orges Bunjaku dhe babain e tij.

Burime të Indeksit, bëjnë të ditur që futbollisti i Baselit ka pranuar të luajë me Kosovën.

19 vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave U17 dhe U19 të Zvicrës.

Bunjaku ka debutuar si 18 vjeçar në elitën e futbollit zviceran me Baselin.

Sivjet ka regjistruar 8 paraqitje në të gjitha gara, duke debutuar edhe në Ligën e Evropës kundër CSKA Sofiës.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, javën e kaluar ishte një turne në Evropë dhe qëllimi i këtij udhëtimi ishte pikërisht për t’i bindur disa futbollistë me origjinë nga Kosova që t’i bashkohen Dardanëve në kualifikimet e Botërorit 2020.

Megjithatë, numri një i FFK-së nuk ka zbuluar detaje rreth takimeve me futbollistët, por vetëm ka lënë të kuptohet se në mars do të ketë prurje të reja.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments