No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Komisioni i Gjyqtarëve i reagon klubeve: Na lini të qetë, po e...

Komisioni i Gjyqtarëve i reagon klubeve: Na lini të qetë, po e bëjmë punën me përkushtim e pasion

Komisioni i Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës reagon lidhur me presionin, fyerjet, linçimet dhe ofendimet e bëra nga trajnerët dhe zyrtarët e klubeve në drejtim të gjyqtarëve, të cilat kanë ndodhur gjatë këtij kampionati dhe kanë kulmuar në javën e fundit.

Komisioni i Gjyqtarëve dënon ashpër veprimet e tilla, ku në mënyrë të shëmtuar dhe shpeshherë pa një analizë paraprake profesionale, menjëherë pas ndeshjes gjyqtarët janë atakuar në format më vulgare të mundshme.

Situatat e tilla nuk i përkasin aspak futbollit dhe janë kundër frymës që promovon sporti, e që ka për qëllim të krijojë një ambient pozitiv për secilin pjesëmarrës në futboll dhe komunitetin jashtë tij.

Është evidente se edhe gjyqtarët gabojnë, ashtu siç gabon çdo akterë në fushën e futbollit, jo vetëm tek ne, po kudo në botë. Asnjëherë nuk kemi pretenduar që saktësia e tyre është 100%. Mirëpo, ajo çfarë ne e themi me bindje të plotë është se gabimet e tyre janë njerëzore. Gjyqtarët në çdo ndeshje japin 100% e tyre dhe komisioni në baza ditore punon që të ngritët niveli i edukimit të tyre në fushën e referimit, duke ofruar ligjërata dhe trajnime nga instruktorët më kompetentë të FIFA-s dhe UEFA-s, në mënyrë që gabimet e tyre të reduktohen në nivelin më të vogël të mundshëm.

Komisioni i Gjyqtarëve është anëtar i rregullt i Konvetës së Gjyqtarëve të UEFA-s dhe çdo gjyqtar i futbollit rregullisht testohet në njohjen e rregullave të lojës dhe aspektin fizik. Për më tepër, secili nga ta, në secilën ndeshje, vlerësohet për performancën e tij që e bën gjatë gjithë ndeshjes (jo vetëm episodet e caktuara të lojës) dhe secili nga ta rangohet në bazë të performancës së tij, personalitetit, shkathtësise dhe shumë elementeve tjera. Për më tepër, çdo gabim i tyre analizohet dhe nuk kalon pa e pasur trajtimin adekuat nga komisioni i vlerësimit dhe meritës.

Prandaj, Komisioni i Gjyqtarëve kërkon që të lihet i të qetë në punën e tij, të cilën e bënë me shumë përkushtim dhe pasion. Përkundër të gjitha këtyre presioneve, gjyqtarët përsëri e kanë të njëjtën vendimmarrje dhe ajo gjithmonë bazohet ne Rregullat e Lojës së Futbollit.

Ne besojmë në integritetin e secilit gjyqtar që e caktojmë në ndeshjet e futbollit dhe u japim mbështetjen e plotë për punën e tyre. Gjithsesi, inkurajojmë klubet që për çdo dyshim të faktuar që kanë lidhur me ndonjë veprim të parregullt nga ana e gjyqtarëve t’i denoncojnë ata menjëherë në organet e FFK-së dhe ato të drejtësisë. Institucioni ynë garanton se nëse dëshmohet ndonjë veprim i tillë, masat për akterët do të jenë radikale dhe të njëjtit do të përjashtohen përjetësisht nga futbolli.

Prandaj, edhe njëherë shpresojmë që aktet e tilla të shëmtuara të javëve të fundit të ndalohen, ngase përveç që e dëmtojnë reputacionin e shtetit tonë, futbollit, gjyqtarëve dhe familjeve të tyre, ato dëmtojnë edhe imazhin e klubeve tuaja.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments