No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Tovërlani këshillë për Munishin: Mos u merr me portale e çka thonë...

Tovërlani këshillë për Munishin: Mos u merr me portale e çka thonë njerëzit se do të dalësh humbës!

Trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani e ka këshilluar trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishi që të mos merret shumë me portalet dhe me atë çfarë thonë njerëzit, por të përqendrohet në punë tek skuadra e tij. Nëse vazhdon kështu, sipas “Tokit” atëherë Munishi sërish do të dalë humbës. Në fakt, timonieri i Ballkanit pas humbjes së djeshme kundër Prishtinës ka hedhur akuza të rënda ndaj gjyqtarit të ndeshjes Tefik Maloku, derisa në një lidhje direkte në TV Dukagjini ka thënë se për gjërat që po bëhen në futbollin kosovar dikush do të shkojë në burg.  

Megjithatë, Tovërlani ka reaguar ndaj pohimeve të Munishit, duke theksuar: ”Çka ka thanë Ismeti, atëherë gjysma e Superligës duhet me shku në burg. Sa i përket ndeshjes Prishtina-Ballkani nuk mendoj se referi ka ndikuar direkt në rezultat. Mirëpo, Ismeti mirë e ka sepse Dritës në dy ndeshje i kanë ndikuar referët. Në ndeshjen kundër Llapit është akorduar prekja me dorë për Llapin por referi e ka zhvendos jashtë 16-metërshit e në fakt është dashtë me qenë penallti. Ndeshja tjetër Drita – Feronikeli, tek rezultati 0:1, Feronikelit iu ka anuluar goli i pastër. Po supozoj se në këto gjëra po aludon Ismeti dhe nëse janë këto, kjo është e vërtetë që dy herë janë dëmtuar skuadrat kundërshtare të Dritës, por për këto tjerat burgje e sene unë nuk e di, ato Ismeti duhet mi thanë vet”, ka theksuar Tovërlani, i cili më pas i ka dhënë një këshillë kolegut të tij, raporton Futbolli.Info.

“Unë e kam një këshillë për kolegun tim se jam pak më i vjetër se ai dhe unë moti e kam kapërcyer fruthin para tij. Ai duhet mu marrë me ekipin e vet, ka potencial brenda skuadrës së tij që kaniher edhe referët mi mposhtë. Mos të merret shumë me portale dhe me njerëz kush çka thonë por le të koncentrohet te puna dhe te skuadra e tij. Mos të merret me skuadrat e tjera edhe me njerëz tjerë. Ismeti i ka të gjitha predispozitat për të luftuar deri në fund dhe për të dalë kampion. Ka stabilitet financiar, e ka një president që e përkrah ekipin vazhdimisht, i ka gati dy formacione të barabarta në mesin e skuadrës së tij. E ka mbajt brumin më të mirë dhe i ka transferuar lojtarët më të shtrenjtë në Kosovë. Ismeti duhet mu koncentru në punën e ekipit të tij dhe jo mu marrë shumë me këto senet tjera. Nëse duhet mu marrë dikush me referimin ose ndonjë padrejtësi ndaj skuadrës së Ballkanit janë strukturat tjera të klubit. Ismeti s’duhet të harxhojë energji për këto gjëra. Unë po e këshilloj mos u merr me këto gjëra se ke me dalë humbës nëse merresh me to. Merru me ekipin, taktikat dhe rezultatet”, ka shtuar Tovërlani, raporton Futbolli.Info.

Ai më pas ka thënë se Ballkani nuk është dëmtuar nga gjyqtarët në ndeshjet kundër dy konkurrentëve kryesor për titull. “Në ndeshje me Dritën referi se ka dëmtuar, as në duelin e sotëm me Prishtinën sipas meje nuk është që e ka dëmtuar referi. Edhe kundër Dritës edhe kundër Prishtinës, Ballkani me gjithë atë potencial që e ka prodhoi pak. Nuk ke ai Ballkani që e shohim shpeshherë, sidomos në shtëpi janë shumë më të rrezikshëm dhe më agresivë dhe thënë të drejtën janë adaptuar në atë fushë duke stërvit, por që është fushë më e vogël se këto fushat tjera. Problemi kryesor i Ismetit është ky: koncentrohu dhe merru me skuadrën tënde dhe ta qet shumë më mirë”, ka nënvizuar Tovërlani.  

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments