Trajneri i sapozgjedhur i SC Gjilanit, Bylbyl Sokoli në emisionin “Dueli Sportiv” ka folur për objektivat që ka me skuadrën e tij të re.
Ai ka thënë se pretendimet e tyre janë për kreun e tabelës dhe me ndeshje që karakterizohet me punë dhe disiplinë.
“Ne kemi biseduar me presidentin, me dy drejtorët para se gjithash të krijojmë një skuadër konkurente, cilësore, e cila do të shkon në çdo ndeshje për fitore. E cila do të karakterizohet me punë me disiplinë. Këto janë synimet tona. Nuk ka ngarkesa, nuk ka kërkesa me çdo kusht me shku ne luftë për titull, në luftë për Kupë. Kuptohet që pretendimet tona janë për pjesën e epërme të tabelës”, ka thënë Bylbyl Sokoli. Ai ka theksuar se skuadra e tij nuk ka nevojë për përforcime në afatin e janarit, pasi ka fond të mjaftueshëm dhe cilësor.