Kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi pas barazimit në shtëpi ndaj Drenicës (0:0) ka theksuar se skuadra e tij e meritoi ta fitonte ndeshjen, por nuk ia arriti.
“Faktikisht në këtë ndeshje na ka munguar vetëm konkretizimi, nga të gjitha ato raste që kemi pasur nuk arritëm të shënojmë. Në këtë ndeshje ne i falim një pikë Drenicës dhe për këtë me vjen keq nga gjithë ato raste që kishim nuk arritëm të shënojmë. Sot vetëm fati na ka munguar”, deklaroi Idrizi.
Me këtë barazim Trepça ’89 mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e shtatë me 21 pikë. Ndërsa, Drenica në pozitën e nëntë me 19 pikë.