No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Shpërthen Duro: Ndikuan gjyqtarët, në janar do të transferojmë ragbista

Shpërthen Duro: Ndikuan gjyqtarët, në janar do të transferojmë ragbista

Llapi ka arritur ta marrë një fitore tejet të rëndësishme në javën e fundit të sezonit vjeshtor, teksa ka mposhtur Feronikelin me rezultat 3:2.

Gola e fitores së llapjanëve i realizuan Bujar Idrizi, Sava Garadesevic dhe Arbnor Ramadani. Ndërsa për “Industrialistët” i shënoj të dy golat Marko Simonovski.

Kryetrajneri i Feronikelit, Klodian Duro pas ndeshjes ka folur për “Art Sport”.

“Te ne funksionoi gjithçka, por çaluam pasi që nga minuta e pestë duhet të kishte karton të kuq nëse zbatohet rregullorja, më vje keq pasi që futbollistët me këto këmbë sigurojnë bukën dhe ktu nuk duhet të luhet ragbi, por futboll. Kur shikon që palë bëhen edhe pala drejtuese(gjyqtarët) ne realizuam dy gola, por smundëm të shënonim 10 për të fituar ndeshjen”

“Sigurisht që na nevoiten përforcime, pasi kur të lëndohen shumë futbollistë duhen të vijnë të tjerët, por këtë herë do marrim ragbista dhe jo futbollistë për fazën e dytë. Uroj të gjithë në Kosovë të kuptojnë se nëse duan të jenë të bashkuar dhe vëllezër të luajnë drejtë dhe t’i japin dorën njëri-tjetrit në fund të takimit” – përfundoi Duro.

Llapi më këtë fitore është ngritur në pozitën e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Feronikeli e mbylli sezonin vjeshtor me 23 pikë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments