No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Salihu: Kundër Spanjës luajmë vetëm në “Fadil Vokrri”

Salihu: Kundër Spanjës luajmë vetëm në “Fadil Vokrri”

Në fillim të kësaj jave në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja e Kosovës bënë pjesë në Grupin B së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë, Gjeorgjinë dhe Suedinë. Menjëherë pas shortit, ishte Kombëtarja e Spanjës ajo e cila përmes një reagimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të saj ngriti dyshime rreth asaj nëse ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë për shkak se Spanja ende nuk e ka njohur Kosovës si shtet.

Në lidhje me këtë çështje, në një intervistë për KosovaPress, ka folur sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili theksoi se ndeshja ndaj Spanjës, kur Kosova është në rolin e vendasit do të zhvillohet në Prishtinë, kurse sa i përket asaj që zhvillohet në Spanjë, iu takon atyre të vendosin.

Salihu: ‘Ndeshja kundër Spanjë do të zhvillohet në Prishtinë. Për fat të mirë për neve, nuk është vetëm Kosova rast unik. Kemi raste të shumta tani të shtete ndërmjet vete dhe nëse UEFA fillon tani të bëjë politik selektive atëherë futbolli nuk do të zhvillohej, ndoshta si turnir duhet me u bë’.

Madje, Salihu, duke folur për KosovaPress, e ka përjashtuar edhe Shqipërinë si një alternativë e një tereni neutral për zhvillimin e ndeshjes duke thënë se ne e kemi stadiumin tonë dhe nuk kemi nevojë të luajmë diku tjetër.

Salihu: ‘Nuk kemi nevojë të luajmë në teren neutral, e kemi stadiumin tonë’.

https://youtube.com/watch?v=-ou9qY4_a5w%3Ffeature%3Doembed

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments