No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Batatina ambicioz: Në fund do të jemi në pozitën e tretë, nuk...

Batatina ambicioz: Në fund do të jemi në pozitën e tretë, nuk përjashtohet as vendi i dytë

Llapi ka arritur ta marrë një fitore tejet të rëndësishme në javën e fundit të sezonit vjeshtor, teksa ka mposhtur Feronikelin me rezultat 3:2.

Gola e fitores së llapjanëve i realizuan Bujar Idrizi, Sava Garadesevic dhe Arbnor Ramadani. Ndërsa për “Industrialistët” i shënoj të dy golat Marko Simonovski.

“Klodian Duro është dashur ta dijë se së pari ka ardhur të luaj në “Zahir Pajaziti” stadium ky që është i zjarrtë për secilën skuadër. Kemi dominuar non-stop, kemi realizuar mirë ndeshjen, ata kanë ardhur të mbrohen me 3-5-2, por sido që të jetë djemtë luftuan dhamë maksimumin dhe treguam që Llapi nuk e meriton pozitën në të cilën ishim”

“Shumë skuadrave në Kosovë do t’iu dhemb koha kur të luajnë kundër Llapit, skuadra është në nivelin e duhur… shpresoj që t’i eleminojmë gabimet e vogla, fokusin do e kemi tek ndeshja ndaj Onix për kupë. Në pranverë do e shohim një Llap krejt më ndryshe, në fund të sezonit do jemi në pozitën e tretë, por asnjëher nuk thojmë se nuk mund të jemi në pozitën e dytë” – përfundoi Batatina

Llapi më këtë fitore është ngritur në pozitën e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Feronikeli e mbylli sezonin vjeshtor me 23 pikë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments