No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: Nga sezoni i ardhshëm do të nisim me VAR-in

Ademi: Nga sezoni i ardhshëm do të nisim me VAR-in

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është shprehur i kënaqur me rrjedhën e stinorit vjeshtor të garave në futbollin tonë. “Gjithmonë ka vend për më mirë, por jemi të kënaqur me këtë stinor. Formati i ri i garave po funksionon shumë mirë në Superligë, ku është rritur dukshëm cilësia. Edhe Liga e parë po shkon shumë mirë dhe kërkesa e klubeve është që të vazhdohet edhe në edicionin e ardhshëm më këtë format, me dy grupe nga 10 skuadra. Edhe Liga e Dytë është bërë shumë e fortë, derisa e rëndësishme është bërë edhe Liga e Tretë që po organizohet në regjione. Pra është bërë një masivizim dhe tani e kanë mundësinë të gjitha qytezat të kenë ekipet e veta. Më gëzon fakti se përkundër pandemisë investitorët e kanë bërë punën e tyre dhe kanë bërë investime të mëdha në klube dhe kjo ka ndikuar që të rritet edhe cilësia e ligës”, ka theksuar Ademi në emisionin sportiv AS në RTK, transmeton Futbolli.info.

Ai tutje ka thënë se ndarja e drejtësisë gjithmonë ka qenë një pikë që vazhdimisht ka pasur kritika, me apo pa të drejtë, por ka thënë se Federata ka arritur ta freskojë kuadrin e gjyqtarëve me një gjeneratë të re, për të cilën ka thënë se merita kanë edhe instruktorët e FIFA-s.

Duke folur për ndarjen e drejtësisë, numri një i FFK-së ka premtuar se vitin e ardhshëm FFK do të fillojë ta përdorë VAR-in në ndeshjet e Superligës.
”VAR-i është një pjesë në të cilën unë dhe KE i FFK-së kemi qenë këmbëngulës ta bëjmë sa më parë. Na ka penguar shumë pandemia në këtë drejtim sepse janë disa kritere që duhet të përmbushen për VAR. Por, për sezonin e ardhshëm do të mundohemi ta instalojmë VAR-in. Se a do ta arrijmë në fillim të sezonit apo gjatë ecurisë së garave mbetet të shihet, por është e sigurt se vitin e ardhshëm do ta kemi VAR-in. A kemi kushte për këtë kur shumë stadiume nuk kanë objekte për VAR? Ne kemi zgjidhje edhe për këtë. Do ta bëjmë një zgjidhje që është shumë e kushtueshme, por që duhet ta bëjmë, e ajo është një dhomë mobile e VAR-it në një makinë”, ka theksuar tutje Ademi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments