No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi: UEFA e ka të qartë, kundër Spanjës nuk luajmë pa simbolet...

Ademi: UEFA e ka të qartë, kundër Spanjës nuk luajmë pa simbolet tona


Presidenti i FFK-së, Agim Ademi nuk pret që Kosova të ketë telashe sa i përket paraqitjes së saj me simbole në ndeshjet kundër Spanjës. “Simbolet janë e drejtë e secilit shtet dhe nuk mund të zhvillohet një ndeshje ndërkombëtare, sidomos në futboll pa himn dhe pa flamur. Ne, realisht nuk jemi me zor pjesë e UEFA-s dhe Spanja nuk është ajo që i  përcakton ligjet e UEFA-s. Ne nuk kemi dëshirë që të kemi raporte të tilla me Spanjën dhe jemi të gatshëm që t’i presim siç është më së miri. Normalisht se edhe ne do të shkojmë në Spanjë me himnin dhe flamurin tonë. Tani për tani Spanja e ka të dijshme dhe të qartë këtë gjë, por edhe UEFA se ne nuk luajmë pa simbolet tona. Besoj që nuk do të ketë problem rreth kësaj çështje dhe besoj se do t’i zhvillojmë ndeshjet kundër Spanjës”, ka theksuar presidenti i FFK-së, Agim Ademi në AS në RTK, transmeton Futbolli.info.

Ndërkohë, rreth gjasave të Dardanëve për kualifikim në Botërorin 2022, Ademi ka thënë se nuk jemi pa gjasa. Sipas tij me përjashtim të Spanjës që është në një nivel tjetër, ekipet e tjera janë aty për nga cilësia dhe sipas tij Kosova ka gjasat e saj.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments