No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Klein: Besa luajti më mirë se Gjilani në pjesën e dytë

Klein: Besa luajti më mirë se Gjilani në pjesën e dytë

Ka përfunduar ndeshja e parë e xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi Futbollstik “Besa” përsëri ka pësuar humbje, duke u mposhtur në shtëpi nga skuadra e Gjilanit

Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 1-2.

Golat për Gjilanin i realizuan Gerhard Progni me një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë dhe Darko Nikac.

Kurse, golin për pejanët e realizoi Syla në minutën e 77-të.

Kurse, pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Besës, Jerome Klein.

“Futbollistët e Besës luajtën më mirë se të Gjilanit në pjesën e dytë. Arritëm te sulmojmë skuadrën e Gjilanit, patëm më shume raste, ndërkohë vitin e kaluar skuadrën e Gjilanit e kam ndjekur vetëm përmes televizionit dhe sot patën një paraqitje të mirë. Për momentin është shumë herët për të folur rreth rënies nga liga, ne do të kërkojmë të përmirësohemi, për momentin është shumë e vështirë të flasim pasi jemi në një pozitë të vështirë, por do shohim”, tha Klein për ‘Art Sport’.

Besa është e fundit në klasifikim me vetëm 6 pikë të mbledhura pas tetëmbëdhjetë ndeshje të luajtura.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Flamurtari triumfon ndaj Dardanës!

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, me ç’rast janë shënuar...

Munishi pas humbjes nga Llapi: Duhet ta pranojmë nuk luajtëm mirë

Llapi ka marrë një fitore të madhe ndaj Gjilanit sot në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 2:0, për ta bërë vazhdimin...

Batatina “thumbon” Gjilanin: “Ndërresat vija vija, kur dojmë vijmë ju mujm te shpija”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur tejet i lumtur me fitoren e sotme të skuadrës së tij ndaj Gjilanit. Madje, ai...

Llapi e befason Gjilanin, Edon Sadriu ndëshkon ish-skuadrën me dy gola

Llapi ka arritur të ndal serinë prej katër ndeshjeve pa humbje të Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir...

Recent Comments