No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Cristiano Ronaldo, Messi dhe Lewandowski finalistë të Topit të Artë të FIFA-së

Cristiano Ronaldo, Messi dhe Lewandowski finalistë të Topit të Artë të FIFA-së

Fituesi i lojtarit më të mirë mashkull për vitin 2020 do të shpallet të enjten, më 17 dhjetor, me anë virtuale nga një transmetues i Zurichut, me FIFA-në që ka lajmëruar se tre finalistët për çmimin si “futbollisti më i mirë” për sezonin që lamë pas, janë; Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski

Si e tillë, në këtë listë shihet se kanë dështuar të hynë; Neymar, Sergio Ramos, Mohamed Salah, Virgil van Dijk, Thiago Alcantara, Kevin De Bruyne, Sadio Mane dhe Kylian Mbappe.

Ky do të jetë edicioni i pestë i këtij çmimi, i cili deri me tani ka pasur tre fitues të ndryshëm. Cristiano e ka fituar atë më 2016 dhe 2017 sa ishte futbollist i Real Madridit, kurse më 2018 atë e ka fituar Luka Modric, një tjetër lojtar i Los Blancos. Vitin e kaluar atë e fitojë sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Cristiano është i vetmi lojtar që është nominuar në të gjitha edicionet e këtij çmimi. Më 2019 podiumi me Messi ishte kompletuar nga Van Dijk dhe sulmuesi i tanishëm i Juventusit.

Finalistët për golin më të mirë (Çmimi Puskas) janë: Giorgian De Arrascaeta, Son Heung-min dhe Luis Suarez.

Portieri më i mirë: Alisson Becker (Liverpool), Manuel Neuer (Bayern) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid).

Trajneri më i mirë për skuadrat në kategorinë e meshkujve: Marcelo Bielsa (Leeds United), Hansi Flick (Bayern Munich) dhe Jurgen Klopp (Liverpool).

Portierja më e mirë: Sarah Bouhaddi (Lyon), Christiane Endler (PSG) dhe Alyssa Naeher (Chicago Red Stars).

Trajneri më i mirë i femrave: Emma Hayes (Chelsea), Jean-Luc Vasseur (Lyon), Sarina Wiegman (Netherlands).

Futbollistja më e mirë: Lucy Bronze (Manchester City), Pernille Harder (Chelsea) dhe Wendie Renard (Lyon).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments