No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj shërohen nga Coronavirusi

Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj shërohen nga Coronavirusi

Mbrojtësit shqiptarë të Napolit, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kanë rezultuar tani negativ në testin për COVID-19, konfirmon klubi italian.

Dyshja shqiptare ishte kontraktuar me virusin ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare në nëntor, me Kosovën, respektivisht me Shqipërinë.

Pas disa javëve të infektuar dhe në karantinë, Rrahmani dhe Hysaj tashmë janë shëruar, pasi kanë rezultuar negativ në testet e fundit.

Gennaro Gattuso i përfshiu ata të dy në listën e skuadrës së Napolit për tu përballur me Real Sociedadin të enjten, por mbrojtësit testuan përsëri pozitivë para ndeshjes.

Ata menjëherë iu nënshtruan një testi të ri të tamponit dhe kësaj here, rezultatet u kthyen negativisht.

“Testet e tamponit të Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj u kthyen negativ”, thuhet në njoftimin e Napolit në mediat sociale këtë mëngjes.

Mbrojtësit do të kenë të drejtë të luajnë ndeshjen e radhës në Serie A kundër Sampdoria të dielën.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments