No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi takon Challandesin, ja çfarë diskutuan

Ademi takon Challandesin, ja çfarë diskutuan

Në vazhdën e takimeve të punës në vendet e ndryshme evropiane, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi aktualisht gjendet në Cyrih të Zvicrës dhe krahas disa takimeve tjera, takoi edhe përzgjedhësin e Kombëtares, Bernard Challandes, njofton FFK..
Në këtë takim, u bisedua në detaje për gjithçka që e pret Kombëtaren A gjatë vitit 2021, duke filluar nga diskutimi për shortin për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2022, si dhe nivelin organizativ brenda ekipit. Ishte konstatim i përbashkët se duhet të krijohet një plan konrekt i veprimit gjatë kësaj kohe.
Presidenti Ademi dhe përzgjedhësi Challandes, diskutuan po ashtu jo vetëm për ndeshjet kualifikuese, por edhe për miqësoret e shumta që Kosova do t’ i zhvillojë gjatë vitit 2021, por edhe për situatën aktuale të futbollistëve të Kombëtarës nëpër klubet e tyre.
Një pjesë tjetër dhe e rëndësishme ishte diskutimi për të gjitha projektet e presidentit dhe trajnerit për konsolidimin e stafit dhe realizimin e kampeve dhe sektorëve që duhet të veprojnë.
Në fund u shpreh optimizëm dhe shpresë e përbashkët se viti 2021 do të jetë dukshëm më i mirë sesa viti 2020 për Kombëtarën A.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments