No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kosova e mbyll vitin e 117-ta në ranglistën e FIFA-s

Kosova e mbyll vitin e 117-ta në ranglistën e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, do ta mbyllë vitin 2020 në pozitën e 117 të ranglistës së FIFA-s. Të enjten, FIFA ka publikuar ranglistën e re për muajin dhjetor, dhe Kosova nuk ka lëvizur nga pozita që ishte edhe muajin e shkuar.

Në fakt, Kosova edhe këtë muaj i ka 1155 pikë, sa i pati edhe në ranglistën e nëntorit. Muajin e shkuar, Përfaqësuesja e Kosovës e mbylli edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, me një fitore dhe një humbje. Pësoi në udhëtim nga Sllovenia (1:0) derisa në Prishtinë, triumfoi përballë Moldavisë (1:0).

Ndërkohë, lëvizje në ranglistë nuk ka pësuar as Përfaqësuesja e Shqipërisë. “Kuqezinjtë” që u promovuan në Ligën B të Ligës së Kombeve pas dy fitoreve muajin e shkuar ndaj Kazakistanit e Lituanisë. Këtë vit, Shqipëria e mbyll në pozitën e 66 me 1360 pikë, sa i pati edhe gjatë muajit të shkuar. Ndërkohë, ndryshime nuk ka pasur në ranglistë as në dhjetë pozitat e para, si në renditje ashtu edhe në pikë. E para është Belgjika (1780 pikë), e përcjellë nga Franca (1755), Brazili (1743), Anglia (1670), Portugalia (1662), Spanja (1645), Argjentina (1642), Uruguai (1639), Meksika (1632) dhe Italia (1625).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Recent Comments