No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Cavani: Kam refuzuar disa herë Juventusin dhe Interin shkaku i Napolit

Cavani: Kam refuzuar disa herë Juventusin dhe Interin shkaku i Napolit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Edinson Cavani përsëriti se ai më parë refuzoi transferimet në Inter dhe Juventus për shkak të lidhjes së tij me Napolin.

Cavani, i cili u transferua në Manchester United në një transferim falas në muajin tetor, shënoi 104 gola në 138 ndeshje për klubin napolitan.

Ai arriti nga Palermo për 12 milionë euro në korrik të 2011 dhe kaloi dy sezone me Azzurrët para se të nënshkruhej nga Paris Saint-Germain në korrik të 2013.

Cavani përsëriti se ai ka refuzuar ofertat nga Juventusi dhe Interi më herët në karrierën e tij, për shkak të dashurisë së tij për Napolin.

“Vetëm faleminderit. Unë gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj tyre [Napolit]”, ka thënë fillimisht Cavani për MondoNapoli.

“Për këtë arsye u thashë jo shumë klubeve italiane, duke përfshirë Juventusin, i cili më telefononte shpesh, dhe Interin gjithashtu”.

“Nuk mund të bëja një gjest të tillë për Napolitanët. Nëse mendoj për Napolin, mendoj për gëzimin. E di që kam bërë aq shumë për ta dhe ata vazhdojnë të më bëjnë nderime”, përfundoi uruguaiani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments