Është mbyllur xhiroja e 17-të në Superligë. Ballkani dhe Llapi kanë rrëmbyer nga tri pikë duke i mundur Trepçën ’89, respektivisht Arbërinë.
Ballkani, që humbi ditë më parë nga Drita duke humbur edhe kreun në renditje, është shfryer te Trepça ’89, pasi e mundi 2-0 në xhiron e 17 të Superligës.
Ekipi i Ismet Munishit të dy golat i shënoi në pjesën e dytë.
Edvin Kuç shënoi për epërsinë në minutën e 62’, derisa për rezultatin përfundimtar shënoi Nazmi Gripsh në fund të ndeshjes.
Ballkani ka shkuar në kuotën e 38 pikëve pas kësaj fitore, një më pak se Drita – ndërsa Trepça ’89 bie në pozitën e shtatë me 20 pikë.
Arbëria 1-2 Llapi
Llapi mori tri pikë të arta në udhëtim te Arbëria e Dobrajës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12 në Superligë.
Elvis Prençi në minutën e 30’ dhe Kastriot Selmani në atë të 39’ shënuan për fitoren e Llapit, derisa për Arbërinë golin e nderit e shënoi Labinot Ibrahimi.
Pas kësaj fitore, Llapi ka shkuar në kuotën e 17 pikëve, duke tentuar ndeshje pa ndeshje të ngrihet në renditje dhe të ikë nga zona e rrezikshme, rënies në Ligën e Parë.
Aktualisht gjendet në vendin e nëntë.