No menu items!
Ballina KRYESORE Sot tri ndeshje në elitë, vëmendja në Gjilan

Sot tri ndeshje në elitë, vëmendja në Gjilan

Elita e futbollit kosovar nuk pushon as në mesjavë, me dhjetë skuadrat elitare që do të zbresin në fushat e blerta sot dhe nesër për t’i zhvilluar takimet e xhiros së 17.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje luhet sot ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës.

Gjilani futet në këtë ndeshje pas tri humbjeve radhazi dhe do të kërkojë medoemos që të fitojë për të mbetur në hap me skuadrat që luftojnë për Evropën.

Në anën tjetër Prishtina vjen pas një ecurie dukshëm më pozitive, ku në gjashtë duelet e fundit numëron katër fitore dhe dy barazime.

Lideri i ri i Superligës, Drita, do të udhëtojë drejt Skenderajt për t’u përballur me ekipin në krizë, Drenicën, që numëron tri humbje radhazi në tri duelet e fundit.

Ndeshja tjetër e ditës është ajo mes Feronikelit e Besës që luhet në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.

SUPERLIGA – SOT
13:00 Gjilani – Prishtina
Gjyqtarë: Dardan Caka, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Selim Isufi.

13:00 Drenica – Drita
Gjyqtarë: Genc Nuza, Granit Hyseni, Meriton Berisha, Tefik Maloku.

13:00 Feronikeli – Besa
Gjyqtarë: Valbon Hoxha, Faton Jakupi, Zgjim Rrahimi, Shpëtim Murtezi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments