No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Presidenti i FFK-së takon krerët e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Presidenti i FFK-së takon krerët e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në kuadër të vizitave në disa vende të Evropës, aktualisht ndodhet në Gjermani, me ç’rast pati takim shumë pozitiv dhe me interes me Unionin e Bizneseve Shqiptare-Gjermane. Pas darkës së mbrëmshme, ku u diskutuan shumë mundësi bashkëpunimi, sot pati edhe një takim tjetër me kryetarin e këtij Unioni, z. Nazmi Viqa dhe anëtarët e Kryesisë së këtij Unioni,  Zenun Krasniqi dhe Remo Rashica. Në këtë takim pika kryesore e diskutimit ishte mundësia e bashkëpunimit me qëllimin e vetëm që të ndihmohet futbolli kosovar dhe të krijohen kushte sa më të mira për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Me këtë rast, zyrtarët e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane falënderuan përzemërsisht presidentin Ademi për këtë vizitë dhe premtuan përkrahje për futbollin tonë, kurse edhe presidenti Ademi i falënderoi ata për ndihmën e pakursyer dhënë Kosovës në përgjithësi e sportit në veçanti.
Në këtë takim u diskutua edhe për angazhimin e këtij Unioni që nëpërmjet autoritetit të vet të ndihmojë FFK-në në procesin e regrutimit të futbollistëve të shumtë kosovarë që janë në Gjermani, për t’iu bashkuar ekipeve kombëtare të Kosovës. Paraprakisht FFK-ja dhe Unioni i Bizneseve Shqiptare- Gjermane patën nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për disa projekte, realizimi i të cilave do të fillojë nga viti i ardhshëm.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Flamurtari triumfon ndaj Dardanës!

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, me ç’rast janë shënuar...

Munishi pas humbjes nga Llapi: Duhet ta pranojmë nuk luajtëm mirë

Llapi ka marrë një fitore të madhe ndaj Gjilanit sot në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 2:0, për ta bërë vazhdimin...

Batatina “thumbon” Gjilanin: “Ndërresat vija vija, kur dojmë vijmë ju mujm te shpija”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur tejet i lumtur me fitoren e sotme të skuadrës së tij ndaj Gjilanit. Madje, ai...

Llapi e befason Gjilanin, Edon Sadriu ndëshkon ish-skuadrën me dy gola

Llapi ka arritur të ndal serinë prej katër ndeshjeve pa humbje të Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir...

Recent Comments