No menu items!
Ballina SPORTE TJERA Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja Vlora Dumoshi vizituan KOK-un në 6-vjetorin e...

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja Vlora Dumoshi vizituan KOK-un në 6-vjetorin e anëtarësimit në KON

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), Vlora Dumoshi, kanë vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), me ç’rast janë pritur nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni, njofton KOK-u.

Vizita e kryeministrit Hoti dhe ministres Dumoshi, koincidoi me shënimin e gjashtë vjetorit të anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Të pranishëm ishin edhe zëvendësministrat e MKRS, Engelbert Zefaj dhe Qazim Rrahmani, si dhe u.d. i sekretarit të përgjithshëm në MKRS, Ibër Alaj.

Presidenti Hasani duke falënderuar kryeministrin Hoti dhe ministren Dumoshi, i njoftoi me sfidat dhe procesin e njohjes së KOK-ut nga KON-i, medaljen Olimpike të Kosovës, të fituar nga Majlinda Kelmendi, falë së cilës jemi në mesin e 100 shteteve me medalje të artë Olimpike, ndërsa i ftoi që të jenë të pranishëm edhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020, në të cilat Kosova synon të tjera medalje.

Presidenti Hasani shprehu falënderimin e Qeverisë dhe MKRS-së, për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë me Lëvizjen Olimpike, me theks të veçantë përkrahjen dhënë klubeve në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes, si dhe miratimin e Ligjeve që shkojnë në favor të sportit, sidomos Ligjin për Sponsorizim.

I pari i Lëvizjes Olimpike i njohu edhe me Planin Stategjik të KOK-ut 2021-2024, aktivitetet e organizuara deri më tani, ndarjen e bursave për sportistët bashkë me MKRS, ndërsa shprehu nevojën për një zyre të KOK-ut, muze Olimpik, si dhe përfitimet që mund të kenë sportistët pas përfundimit të karrierës sportive.

Kryeministri Hoti duke përgëzuar presidentin Hasani për ndërtimin e suksesshëm të lidershipit të KOK-ut, e quajti 9 dhjetorin ditë të veçantë jo vetëm për KOK-un, por për gjithë Kosovën, pasi anëtarësimi në KON i hapi rrugë edhe anëtarësimit të federatave sportive në mekanizmat ndërkombëtar, si dhe valimit të flamurit të Kosovës në gara të ndryshme jashtë vendit, si pjesë e krenarisë së shtetit të ri të Kosovës.

Tutje, i pari i Qeverisë theksoi se është obligim shtetëror të mbështetet KOK-u dhe federatat sportive, ndërsa shprehu kënaqësinë që është kompletuar infrastruktura ligjore dhe rregulloret që mundësojnë funksionimin normal të KOK-ut dhe federatave sportive.

Nga ana e saj, ministrja Dumoshi duke uruar shënimin e kësaj dite, theksoi se bashkëpunimi i frytshëm deri më tani me KOK-un do të vazhdojë edhe në të ardhmen, derisa përgëzoi edhe sukseset e deritashme të arritura, me theks të veçantë medaljet e fituara nga sporti më i suksesshëm në vend, xhudo.

Ministrja foli edhe për ndarjen e subvencioneve për sportin nga Pakoja e Rimëkëmbjes, ku nga 1.5 milionët e ndara për klubet do të përfitojnë rreth 25 mijë sportistë, si dhe investimet kapitale në sport, që kapin shumën totale prej 23 milionë eurove.

Më pas, presidenti Hasani dhe ministrja Dumoshi nënshkruan edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit, e cila është kërkuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që Qeveria e një vendi të ketë bashkëpunim të mirë me KOK-un, por jo edhe të ndërhyjë në autonominë e saj, për çka kryeministri Hoti përkrahu fuqishëm një marrëveshje të tillë.

Në fund, presidenti Hasani ndau për mysafirët librin foto-reportazh “Debutimi i Artë” të Majlinda Kelmendit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments