No menu items!
Ballina KRYESORE Fitore bindëse të Dritës, Prishtinës dhe Feronikelit

Fitore bindëse të Dritës, Prishtinës dhe Feronikelit

Drita ka fituar lehtësisht në udhëtim të Drenica, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës. Kampioni i Kosovës triumfojë me rezultat 0 – 3 në Skenderaj. Alim Ajzeraj zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Limanit (45+1), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime. Ndërsa, ishte Fidan Gërbeshi që nga pika e bardhë dyfishojë shifrat (48′) dhe fitoren e vulosi Haxhimusa (90′). Me këtë fitore, Drita mban kreun me 39 pikë, derisa Drenica renditët në pozitën e tetë me 18 sosh. Fitore më të njëjtin rezultat si mysafire ka realizuar edhe Prishtina në përballje me Gjilanin. Ylber Kastrati duke u munduar ta largojë topin, realizojë autogol, duke i kaluar “Bardhekaltërit” në epërsi (41′). Pesë minuta më vonë, ishte Leutrim Kryeziu që shënojë pas asistimit të bukur nga Mankendës (45+1). Kurse, në pjesën e dytë fitoren e skuadrës nga kryeqyteti e vulosi Sabien Lilaj nga pika e bardhë (86′). Prishtina me këtë fitore ngritët në pozitën e tretë me 28 pikë, derisa Gjilani bie në të pestin me 23 sosh. Ndërkohë, Feronikeli ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Besës së Pejës po ashtu me rezultat 3:0. Maliqi pas vetëm nëntë minutave lojë zhbllokoi shifrat. Ndeshja u vështirësua për mysafirët që mbeten me 10 lojtarë në fushë, sepse Rajovic u ndëshkua me të kuq (27′). Kurse, Malaj ‘fundosi’ mysafirët në fundin e pjesës së parë (45+1). Derisa, golin e rezultatin përfundimtar e realizojë Marko Simonovski (83’). Me këtë fitore, Feronikeli ngritët në pozitën e katër me 23 pikë, derisa Besa qëndron në fund me gjashtë sosh.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Recent Comments