No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ekskluzive: Ky është orari i ndeshjeve të Kosovës për kualifikimet e Botërorit...

Ekskluzive: Ky është orari i ndeshjeve të Kosovës për kualifikimet e Botërorit 2022

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë aventurën e saj për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022” me ndeshjen kundër Suedisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, mëson ekskluzivisht “Futbolli.info”. Ndeshja do të zhvillohet më 28 mars të vitit të ardhshëm, derisa paraprakisht më 25 mars Kosova do të luajë ndeshje miqësore, ngase grupi i Dardanëve ka vetëm 5 skuadra dhe në terminin e marsit do të luajë një miqësore. Ndërkohë, ndeshjen e dytë Dardanët do ta zhvillojnë më 31 mars si mysafirë të Spanjës. Më 2 shtator, Kosova do të luajë ndeshjen e tretë si mysafire e Gjeorgjisë, derisa më pas më 5 shtator do të jetë mikpritëse e Greqisë dhe më pas më 8 shtator mikpritëse e Spanjës. Në muajin tetor Kosova do të luajë fillimisht si mysafire e Suedisë, më 9 tetor dhe më pas si vendase kundër Gjeorgjisë, më 12 tetor, teksa këto kualifikime i mbyll me ndeshjen kundër Greqisë më 14 nëntor, derisa paraprakisht më 11 nëntor do të luajë ndeshje miqësore.   

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments