No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Disiplinori, ndëshkime të ashpra me zyrtarët e Vitisë që sulmuan gjyqtarin

Disiplinori, ndëshkime të ashpra me zyrtarët e Vitisë që sulmuan gjyqtarin

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i FFK-së ka publikuar vendimet e marra në mbledhjen e sotme për procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga komisionet e garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara në fundjavën e kaluar në Superligë dhe Ligën e Parë.

V E N D I M E T E K O M I S I O N I T D I S I P L I N O R

KF  DARDANA  nga Kamenica në procedurë te hapur nga mbledhja  e kaluar e komisionit disiplinor datë; 01.12.2020 për lëshime nëe organizimin e ndeshjes së javës së; XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve Grupi; B; DARDANA – RAMIZ  SADIKU, e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin “Agush Isufi“ në Kamenicë. Raportet zyrtare (pengimi i  kameramanit të autorizuar nga FFK-ja për  të përcjellë ndeshjen). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika g) të Rregullores disiplinore  I shqiptohet masa disiplinore e  QORTIMIT.

SEVDAI  KASTRATI, kryetar i klubit të futbollit  DARDANA  nga Kamenica  në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor datë 01.12.2020 për veprime të palejuara (gabuara) në ndeshjen e javës së; XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; DARDANA – RAMIZ SADIKU, e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin “Agush Isufi“ në Kamenicë. Raportet zyrtare (pengoi kameramanin e autorizuara nga FFK-ja për  hyrje në stadium në kryerjen e detyrës se tij) (recidivist) Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c  dhe neni 10 paragrafi 2  i Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë  prej; 500 euro (pesëqind  euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla është  8 (tetë) ditë nga data  kur vendimi  bëhet i plotfuqishëm.

KF  VITIA nga Vitia në procedurë  të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit  disiplinor  datë 01.12.2020, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; VITIA – 2 KORRIKU, e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin  me bari sintetetik “Guner dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (mos ndërmarrje e masave  të nevojshme organizative dhe të sigurisë në pajtim me aktet normative , ku si rrjedhojë e saj u sulmuan fizikisht  gjyqtarët e ndeshjes). Bazuar ne nenin 52 paragrafi 1 pika c dhe nenet 52 paragrafi 1 pika  h dhe neni 10 paragrafi  1 pika e   të Rregullores  disiplinore ;  DENOHET; me ndalesë në  zhvillimin  e 2 (dy) ndeshjeve zyrtare sipas  radhës në fushën e vet (në cilësi të nikoqirit) dhe me të holla në shume prej;  1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla  nga ana e komisionit disiplinor është 8 (tetë) ditë nga data  e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)

ARBEN  SAHITI; zyrtar i klubit të futbollit VITIA nga Vitia në procedurë të pezullimit nga mbledhja e komisionit datë;  01.12.2020 për sulm fizik ne gjyqtaret e takimit në ndeshjen e javës së ; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B;  VITIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë; 29.11.2020 në stadiumin me bari sintetik “Guner dhe Bajram Sylejmani“  në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes rreth mesit të fushës sulmon fizikisht gjyqtarin kryesor të takimit Fatmir Tahiri me ç`rast i shkakton  lëndime trupore prej nga edhe ju deshtë ndihma e duhur mjekësore). Bazuar në nenin 51 paragrafi 1 pika b e  Rregullores disiplinore; DENOHET; në kohëzgjatje  për 1 (një) vit ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AFET  DALLOSHI; drejtor sportiv i klubit të futbollit  VITIA nga Vitia në procedurë të pezullimit nga mbledhja e komisionit datë 01.12.2020 për sulm fizik në gjyqtarët – asistentet e ndeshjes  së javës së ; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; VITIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin me bari sintetik “Guner dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes  rreth mesit të fushës sulmon fizikisht asistentët e ndeshjes; Fisnik Rama dhe Fatmir Agërbashi).  Bazuar në neni 51 paragrafi 1 pika b e  Rregullores disiplinore  DENOHET; në kohëzgjatje për; 1 (një) vit ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF  KEK-u nga Obiliqi në procedurë të iniciuar nga ana e komisionit të garave, për mos prezencë të mjekut në zhvillimin e  ndeshjes së javës së ; XIV-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; KEK-u – 2  KORRIKU, e zhvilluar me datë 06.12.2020 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq (prezent ishte fizioterapeuti). Raporet zyrtare. Bazuar në aktet normative  të FFK-së  i shqiptohet masa disiplinore  e QORTIMIT.

KF  VËLLAZNIMI nga Gjakova në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e  komisionit të garave për mos prezencën e mjekut  gjatë zhvillimit të ndeshjes (prezent ishte vetëm fizioterapeuti)  së javës së: XIV-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll pë kategorinë e seniorëve Grupi A; LIRIA – VËLLAZNIMI  e zhvilluar me datë 06.12.2020  në stadiumin  “Përparim Thaqi“ në Prizren. Raportet zyrtare. Bazuar në aktet normative të FFK-së i shqiptohet masa disiplinore e   QORTIMIT.

AGRON  MECINI; drejtor i klubit të futbollit  RAMIZ  SADIKU  nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për reagimet në vendimet e gjyqtarit  në ndeshjen e javës së ; XIV-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B;  RAMIZ  SADIKU  –  FERIZAJ,  e zhvilluar me datë 05.12.2020 në Prishtinë. Raportet zyrtare (minuta e  30  e ndeshjes  reagon në vendimin e gjyqtarit kryesor të takimit). Bazuar në nenin 42.1 paragrafi a i  Rregullores  disiplinore  i shqiptohet  masa disiplinore  e QORTIMIT.

AGRON  PIRA; drejtor i klubit  të futbollit VLLAZNIA  nga Pozharani  me numër personal; 1171550056 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XIV-të Ligës së Parë  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; VLLAZNIA  – ULPIANA  e zhvilluar me datë 06.12,2020 në stadiumin me bari sintetik “Guner dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë  të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (pas përfundimit të pjesëlojës së parë kundërshton ashpër  gjyqtarin kryesor të ndeshjes, po  i njëjti ka vazhduar të reagojë për çka edhe ndëshkohet me karton të kuq). Bazuar në nenin 42.1 pika  d e Rregullores  disiplinore ; DENOHET  për  2 (dy)  ndeshje ndalesë  në kryerjen e funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës

BLEDAR  DEVOLLI; kryetrajner i klubit   të futbollit  DRENICA  nga Skenderaj me numër të ID kartelës ; 009906M78 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XVI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ARBERIA – DRENICA e zhvilluar me datë 05.12.2020 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë. Raportet zyrtare; ndëshkimi me karton të kuq; minuta e 65 sharje dhe ofendime  me ton të lartë drejtuar gjyqtarit kryesor  të ndeshjes). Bazuar në nenin 42.1 pika d e Rregullores  disiplinore; DENOHET për  2 (dy) ndeshje   ndalesë në udhëheqjen e ekipit për  ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.


Klubet  e futbollit në procedurë të hapur
disiplinore nga ana e  komisionit për mos respektim të kontratave të lidhura me lojtarët  për periudhat e definuara kohore obligohen që deri me datë  15.12.2020  të fillojnë  përmbushjen – shlyerjen e obligimeve të mbetura, në të kundërtën do të shqiptohen dënimet konform Dispozitave të Rregullores disiplinore neni 69 paragrafi 1 dhe 2 për klubet e poshtëshënuara;

  1. KF Ferizaj “ nga  Ferizaj  (për lojtarët; Alban Rexhepi, Qëndrim Dautaj, Egzon Shabani, Fatih Karahoda, Taulant Dajaku, Egzon Hyseni, Behar Bardhi, Dardan Qerkini, Dardan Jashari, Armend Blakqori,  Perparim Livoreka, Dren Gashi, Viktor Kuka, Donat Kaqiu,  Filonit Shaqiri, Zgjim  Mustafa, Ardian Shaljani)
  2. KF Feronikeli nga Drenasi (për lojtarët; Kastriot Rexha, Dejan Vukiqeviq, Arbër Prekazi, Mevlan Zeka , Astrit  Fazliu)
  3. KF Drenica  nga Skenderaj (për lojtarët; Argjend Bardhi, Edon Pasoma, Edmond Turku, Hasan Hyseni, Diar  Mustafa, Armend Abazi, Perparim Osmani )
  4. KF Prishtina  nga Prishtina  (për lojtarët ; Ahmet Jonuzi, Diar Miftari, Armend Thaqi, Ahmet Haliti)
  5. KF Dukagjini  nga Klina (për lojtarët; Blendi Memaj, Ilir Mustafa, Diellor Beseni)
  6. KF Llapi 1932  nga Podujeva  (për lojtarët; Albutrint Morina, Ilir Blakqori)
  7. KF Flamurtari  nga Prishtina (Festim Krasniqi, Altin Lloga, Flamur Neziri)
  8. KF Vushtrria  nag Vushtrria (për lojtarët; Bajram Zuqaku)
  9. KF Trepca  nga Mitrovica (për lojtarin; Veton Shabani)
  10. KF Arbëria nga Dobraja e Lipjanit (për lojtarin  Enis Ukelli)
  11. KF Vitia nga Vitia (për lojtarin; Leutrim Rexhepi )
  12. KF Besa  nga Peja  (për lojtarët; Gentian Mazrekaj, Visar Sahiti, Eugen Rafuna dhe trajnerit Miftar Rama)

KESHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë; 08.12.2020 respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruara nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 08,12.2020
Komisioni disiplinor – shkalla e parë, kryetari  Met Çeku

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Futbollisti i Ferizajt i shpëton më të keqes, kthehet në shtëpi shëndosh e mirë

Futbollisti i Ferizajt, Thesar Ismajli u lëndua sot gjatë ndeshjes kundë Ulpianës. Gjendja e tij ishte mjaft kritike, ku...

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të...

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Recent Comments