No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sot shorti i Botërorit 2022, Dardanët mësojnë rivalët e grupit kualifikues

Sot shorti i Botërorit 2022, Dardanët mësojnë rivalët e grupit kualifikues

Kosova dhe Shqipëria do të mësojnë sot kundërshtarët e eliminatorëve të Botërorit “Katar 2022”. Në orën 18:00, në Cyrih të Zvicrës, dotë  hidhet shorti i eventit madhor të pas dy viteve, që do të zhvillohet, ndryshe nga herët e tjera, në dimër. 

Ceremonia e shortit do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Janë 54 përfaqësuese, të ndara në gjashtë vazo të ndryshme, që do të formojnë gjithsej 10 grupe. Pesë grupe do të formohen me nga gjashte ekipe ndërsa pesë të tjera do të kenë nga pesë skuadra.

Kuptohet që në vazon e parë janë përfaqësueset që do të jenë kokë grupi. Ndarja në vazo është bërë sipas koeficientit që ka çdo skuadër në bazë të paraqitjeve në eliminatoret e fundit.

Shqipëria ndodhet në vazon e katërt dhe teorikisht mund të ketë një ose dy kundërshtarë më të dobët në letër në grup, varet nga shorti (nëse do të jetë në një grup me pesë apo me gjashtë skuadra).

Ndërkohë Kosova ndodhet në vazon e pestë, që do të thotë se teorikisht do të ketë kundërshtarë më të fortë se kuqezinjtë.

Gjithashtu ekziston rreziku që Shqipëria dhe Kosova të shortohen në të njëjtin grup, pra të kemi dy vëllazërore zyrtare në eliminatoret e Botërorit.

Për shkak të tensioneve politike, do të shmanget prania në të njëjtin grup e Kosovës me Serbinë, Rusinë dhe Bosnjë Hercegovinën. Rusia gjithashtu nuk mund të ketë kundërshtare Ukrainën apo Armenia Azerbajxhanin. Edhe Spanja e Gjibraltari nuk mund të shortohen në të njëjtin grup.

Eliminatoret e “Katar 2020” do të nisin më 25 mars të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllen më 16 nëntor. Kuptohet që kalendari për shumë përfaqësuese europiane do të jetë tepër i ngjeshur gjatë vitit 2021 pasi në verë do të zhvillohen finalet e Euro 2020, event që u shty një vit për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Formula e kualifikueseve

10 fituesit e grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës 2022. Këtyre do t’iu shtohen edhe 3 skuadra, që do të arrijnë të fitojnë “play-off”-in, në të cilin do të marrin pjesë 10 vendet e dyta  si dhe dy ekipe që vijnë nga Liga e Kombeve. “Play off”-et do të luhen me një ndeshje të vetme në dy raunde.

Datat e ndeshjeve:

24-25 mars 2021 (raundi i parë)

27-28 mars 2021 (raundi i dytë)

30-31 mars 2021 (raundi i tretë)

1-2 shtator 2021 (raundi i katërt)

4-5 shtator 2021 (raundi i pestë)

7-8 shtator 2021 (raundi i gjashtë)

8-9 tetor 2021 (raundi i shtatë)

11-12 tetor 2021 (raundi i tetë)

11-13 nëntor 2021 (raundi i nëntë)

14-16 nëntor 2021 (raundi i dhjetë)

24-25 mars 2022 (“play off”, raundit të parë)

28-29 mars 2022 (“play off”, raundi i dytë)

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Flamurtari triumfon ndaj Dardanës!

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, me ç’rast janë shënuar...

Munishi pas humbjes nga Llapi: Duhet ta pranojmë nuk luajtëm mirë

Llapi ka marrë një fitore të madhe ndaj Gjilanit sot në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 2:0, për ta bërë vazhdimin...

Batatina “thumbon” Gjilanin: “Ndërresat vija vija, kur dojmë vijmë ju mujm te shpija”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur tejet i lumtur me fitoren e sotme të skuadrës së tij ndaj Gjilanit. Madje, ai...

Llapi e befason Gjilanin, Edon Sadriu ndëshkon ish-skuadrën me dy gola

Llapi ka arritur të ndal serinë prej katër ndeshjeve pa humbje të Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir...

Recent Comments