No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Reja: Polonia e bënë grupin edhe më të vështirë

Reja: Polonia e bënë grupin edhe më të vështirë

Edoardo Reja nuk jep shpresa të kota për një kualifikim të mundshëm pas shortit të hedhur për eliminatoret e Botërorit. Trajneri i kombëtares shqiptare në një konferencë me Skype për gazetarët sportivë shqiptarë, e cilësoi grupin e Shqipërisë si më të vështirin e mundshëm që mund t’u binte kuqezinjëve, jo për faktin se nga skuadrat e vazos së parë kemi peshkuar Anglinë, por sepse kemi rënë në një grup me Poloninë më të fortën e vazos së dytë, pa harruar Hungarinë dhe dy përfaqësueset modeste si Andorra dhe San Marino.

“Nuk ishim me fat te shorti, them se na ka penalizuar. Anglia është kokë grupi dhe dihej që do na binte një ekip i fortë, ndaj pranohet. Polonia është e fortë, na ra një nga më të fortat në vazon e dytë. Hungaria tani po bën shumë mirë. Shpresoja në grup tjetër, te Danimarka e Kroacia. Gjithsesi do të luajmë, edhe pse kemi pak shanse për vendin e dytë. Me San Marinon dhe Andorrën i llogaritin të gjithë pikë të plota dhe nuk ka nevojë për shumë komente”.

“Kundër Hungarisë është e pamundur të luajmë miqësore, shpresojmë të gjejmë zgjidhje tjetër për në qershor. Skuadra është në rritje. Shpresoj të kemi kondicionin fizik të duhur. Ne do provojmë gjithçka. Shpresoj që në mars të ketë tifozë në stadiume, pasi me ata mund të bëjmë paraqitje edhe më të mira”.

“Nuk është se nuk do t’i provojmë shanset tona. Do provojmë gjithçka në fushë. Është e vështirë, nëse kapim vendin e tretë do tregojmë se kemi rritje. Këto ndeshja na japin shumë eksperiencë. Nëse nuk ia dalim të kualifikohemi në Botërorit, atëherë do mundohemi të jemi gati për kualifikueset e Europianit. Sot votova Leëandoëskin si lojtarin më të mirë dhe uroj të mos jetë në formë kur të luajë kundër nesh”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Kuka ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

Loriana Kuka është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të xhudos që po mbahet në Lisbonë. Kuka është mposhtur me...

Ngritja e madhe e futbollit kosovar

Edicioni i sivjetmë në elitën e futbollit kosovar është duke i numëruar hapat e fundit para se ta mbyllë një garë jashtëzakonisht...

Rebic kalon Milan në avantazh me një super gol (Video)

Është zhbllokuar në minutën e 13-të ndeshja mes Milan-it dhe Genoa-s, e vlefshme për javën e 31-të të Serisë A. Kanë qenë kuqezinjtë që kanë...

Munishi flet për aventurën e tij te Gjilani

Trajneri i mirënjohur dhe karizmatik në futbollin e Kosovës, Ismet Munishi e ka nisur një aventurë të re te skuadra e Gjilanit. Në një periudhë...

Recent Comments