“Kisha nevojë për stimuj të rinj. Pas 9 vitesh në Itali, kisha nevojë për sfida të reja dhe Barcelona ishte ëndrra ime, ndaj jam shumë i lumtur që erdha këtu”.
Me këto fjalë prezantohej Miralem Pjanic në verë, kur vendosi t’i bashkohet Barcelonës, por kur kanë kaluar vetëm 3 muaj, duket se boshnjaku është penduar tërësisht dhe kujton me nostalgji kohën kur luante në kampionatin italian.
Deri tani mesfushori ka luajtur vetëm 6 ndeshje në kampionat, 5 prej të cilave i ka nisur nga stoli, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka luajtur të gjithë ndeshjet, por ende nuk konsiderohet titullar nga trajneri Koeman.
“Dua të luaj më shumë dhe sinqerisht nuk e kuptoj pse është krijuar kjo situatë. Kur trajneri më ka aktivizuar, kam luajtur mirë. Më shumë se kaq nuk di çfarë të bëj. Nëntë vitet e mia në Itali kanë qenë shumë të bukura. Te Roma dhe Juventusi jam ndjerë shumë mirë, kam kaluar sezone të mrekullueshme. Megjithatë tani jam në klubin më të madh në botë dhe dua të kaloj me sukses edhe këtë sfidë”, u shpreh Pjanic.