- Kosova ka mësuar sot kundërshtarët për eliminatoret për kampionatin botëror “Katar 2022”.
Fati deshi që Kosova në këto kualifikime të përfshihet në Grupin B. Në fakt, De Rossi e tërhoqi Kosovën për në Grupin 1, por për shkak se në atë grup bënte pjesë Serbia, FIFA paraprakisht e kishte paralajmëruar se do të shmangte një përballje të tillë dhe kësisoj Kosova u zhvendos në Grupin B.
Kosova do të jetë në grup me: Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Kryetari i “Dardanëve” Lulëzim Berisha menjëherë pas këtij shorti ka reaguar përmes Facebookut duke thënë se Suedia dhe Spanja janë kombëtaret që do të vijnë në “Fadil Vokrri” dhe do të njoftohen m e humbje.
“Spanja e Suedia janë kombëtaret që do vijnë në Fadil Vokrri për tu ballafaquar me djemtë tanë e për tu njoftuar me humbje.Me ty Kosovë deri në frymën e fundit.
Forca djema, road to Qatar!”, ka shkruar Berisha.
Të kujtojmë se ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katar 2022” do të nisin më 24 mars të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllen më 16 nëntor.