No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kosova në grup me tri shtete që nuk e njohin! Spanja do...

Kosova në grup me tri shtete që nuk e njohin! Spanja do të vijë në “Fadil Vokrri”

Kosova do të jetë pjesë e Grupit B në kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”. Në ceremoninë e tërheqjes së shortit që u mbajt në Cyrih, fati deshi që Kosova të përfshihet në Grupin B, aty ku janë tri shtete që nuk e njohin pavarësinë e vendit tonë.

Në fakt, Dardanët do të kenë rivalë Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Legjenda italiane, De Rossi, i cili ishte pjesë e ceremonisë, e tërhoqi Kosovën për në Grupin 1, por për shkak se në atë grup bënte pjesë Serbia, FIFA paraprakisht e kishte paralajmëruar se do të shmangte një përballje të tillë dhe kësisoj Kosova u zhvendos në Grupin B.

Ndërkohë, Shqipëria bënë pjesë në Grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorën dhe San Marinon.

Ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katar 2020” do të nisin më 25 mars të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllen më 16 nëntor.  Ekipet fituese të 10 grupeve do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës, derisa atyre do t’iu shtohen edhe 3 ekipe tjera që do të arrijnë të fitojnë “play-off”-in, në të cilin do të marrin pjesë 10 vendet e dyta  si dhe dy ekipe që vijnë nga Liga e Kombeve.

Orari i këtyre kualifikimeve është mjaft i ngjeshur, ngase gjatë muajit mars kombëtaret do t’i luajnë nga tri ndeshje, në datat: 24-25 mars 2021 (xhiro e parë), 27-28 mars 2021 (xhiro e dytë) dhe 30-31 mars 2021 (xhiro e tretë), derisa nga tri ndeshje do t’i luajnë edhe në muajin shtator, derisa në  tetor dhe nëntor nga dy ndeshje.

Do theksuar se për herë të parë finalet e Kupës së Botës do të zhvillohen në periudhën e dimrit, kjo për shkak të temperaturave të larta në shtetin e Katarit, që do të jetë për herë të parë mikpritës i eventit më të madh të futbollit botëror.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Italianët të çmendur pas gazetares shqiptare, i ofrojnë kontratë marramendëse

Prej disa javësh, moderatorja sportive Eva Murati ka qenë e përfolur jo vetëm në mediat vendase por edhe ato italiane.

Presidenti i La Liga “shuplakë” Perezit: U tregove injorant

Kjo goditje vjen për kreun e Realit të Madridit pasi ka marrë fund ideja e krijimit të kompeticionit të ri.

Werder Bremen – Mainz, Rashica startues – formacionet zyrtare

Werder Bremeni do të jetë nikoqir i Mainzit në takimin e vlefshëm për xhiron e 30-të kampionale në Bundesliga.

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Recent Comments