No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Fushata elektorale te Barça, Font: Messin e bind të rinovojë!

Fushata elektorale te Barça, Font: Messin e bind të rinovojë!

Barcelona është pa një president me të drejta të plota dhe gjatë këtyre javëve në Katalunjë po bëhet një fushatë shumë aktive mes kandidatëve për president.
Një nga favoritët për të marrë drejtimin e klubit është Victor Font, biznesmen dhe financier shumë i fuqishëm në Europë dhe Spanjë.
Së fundmi ai ka shpalosur pak nga plani i tij për të ringritur Barcelonën. Në një prononcim për mediet spanjolle ai shprehet se objektiv kryesor është mbajtja e Messit.
“Binomi Barça-Messi duket të jetë strategjik. Nëse ne largojmë Messin, kostoja do të jetë shumë e lartë. Dhe nëse unë zgjidhem president, Messi do të rinovojë”, u shpreh fillimit Font.
Ndërkohë Xavi është një emër shumë i lakuar për stolin e Barcelonës, por Font nuk e sheh atë si trajner të Barçës në një të ardhme të afërt.
“Xavi është aset unik në Barcelonë, por ne nuk mund ta mendojmë atë në planin afatshkurtër si trajner. Ai është një figurë më e gjerë. Xavi mund të luajë shumë funksione”, përfundoi Font.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Italianët të çmendur pas gazetares shqiptare, i ofrojnë kontratë marramendëse

Prej disa javësh, moderatorja sportive Eva Murati ka qenë e përfolur jo vetëm në mediat vendase por edhe ato italiane.

Presidenti i La Liga “shuplakë” Perezit: U tregove injorant

Kjo goditje vjen për kreun e Realit të Madridit pasi ka marrë fund ideja e krijimit të kompeticionit të ri.

Werder Bremen – Mainz, Rashica startues – formacionet zyrtare

Werder Bremeni do të jetë nikoqir i Mainzit në takimin e vlefshëm për xhiron e 30-të kampionale në Bundesliga.

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Recent Comments