No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Fabregas: Sarri trajner i madh, por kokëfortë!

Fabregas: Sarri trajner i madh, por kokëfortë!

Cesc Fabregas ishte një nga lojtarët kryesorë të Chelseas, deri në momentin që në krye të skuadrës erdhi Mauricio Sarri. Italiani nuk e vlerësonte njësoj si Conte spanjollin dhe në vend të tij solli Jorginho nga Napoli.

Fabregas nuk ishte më zgjedhje e parë dhe vendosi të largohej te Monaco, ku është titullar dhe një nga më të mirët e francezëve. Së fundmi mesfushori i është rikthyer kohës kur punonte me Sarrin dhe ka treguar vështirësitë e të pasurit italianin si trajner.

“Sarri donte të vinte bast për Jorginhon, të cilin e kishte pasur te Napoli dhe erdhi te Chelsea për 60 milionë euro. Për mua nuk mjaftonte të luaja në Europa League dhe League Cup sepse unë isha gjithmonë titullar.

Gjithmonë kam dashur të jem një protagonist në Premier League. Kështu që në fund u largova. Sarri është një trajner i mirë dhe një person me zemër të madhe. Por ai ka bindje shumë të forta në nivelin taktik, është shumë supersticioz dhe është shumë e vështirë ta bësh të ndryshojë mendje. Nëse kujtoj kohën e stërvitjes…

Gjithmonë na vendoste orën 15:00 për stërvitje. Ata që kishin familje, si unë, me atë orar nuk i shihnin fëmijët e tyre gjithë ditën. Në mëngjes ata shkonin në shkollë dhe kur unë kthehesha në mbrëmje pas stërvitjes, ata ishin duke fjetur. Një ditë ne i kërkuam Sarrit të zhvendoste seancat në mëngjes.

Ai na tha që duhej të stërviteshim në 15:00 sepse një studiues nga Pisa kishte provuar shkencërisht se kjo është koha më e mirë për trupin për të zhvilluar aktivitet fizik. Ndoshta është, por unë di se koha me familjen është gjithashtu shumë e rëndësishme për çdo lojtar”, u shpreh Fabregas. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Sekreti i Chelseat, ngrohja e këpucëve me mikrovalë!

Mbrapa momentit të mirë të Chelsea-t pas marrjes së drejtimit të ekipit nga ana e Thomas Tuchel, duket se fshihet një pajisje elektroshtëpiake. Sipas The...

Verrati: Mund të fitojmë gjithçka

Marco Verrati ka folur për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain. “Ky vit është më i komplikuar për gjithçka: në jetë, në sport, kudo. Po jetojmë...

Koronavirusi “ngujon” Interin, Conte anulon konferencën për shtyp

Pas pesë rasteve të pozitivitetit me Coronavirus tek Interi, që përfshinin Marotta, Ausilio, Antonello, avokati Capellini dhe një anëtar të stafit, trajneri Antonio Conte...

LeBron i kundërpërgjigjet ashpër suedezit të Milanit, “hap zjarr” ndaj Ibrës

LeBron James ka kundërshtuar pretendimin e Zlatan Ibrahimovic se sportistë si ai duhet ta mbajnë larg politikën. Sulmuesi i Milanit e thumboi ikonën e...

Recent Comments