No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Enrique injoron Kosovën, Andersson i Suedisë i njeh lojtarët tanë

Enrique injoron Kosovën, Andersson i Suedisë i njeh lojtarët tanë

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, nuk e ka përmendur fare Kosovën në deklaratën e tij pas shortit të hedhur sot në Cyrih të Zvicrës.

Kosova ndodhet në grupin B, bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, në kualifikimet për botërorin Katar 2022.

Enrique ka folur më shumë për Suedinë duke e cilësuar rivalin kryesor, kurse për të tjerat ka thënë se janë udhëtime interesante.

Ndërkohë, trajneri i Suedisë, Peter Anderssen, njeh goxha mirë Kosovën.

Ai kishte mposhtur kombëtaren tonë 1:0 në miqësoren e janarit të këtij viti të luajtur në Katar.

Në atë ndeshje, të dyja skuadrat kishin luajtur kryesisht me ekipet e dyta.

“Me Kosovën jemi takuar një herë në janar në Katar dhe e kemi fituar atë ndeshje. Ata kanë disa lojtarë që luajnë në Suedi”, theksoi Andersen për “aftonbladett.se”.

Ndeshjet luhen vitin e ardhshëm dhe nisin në muajin mars.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments