No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Daku: Goli po më ndjek mua, jo unë golin!

Daku: Goli po më ndjek mua, jo unë golin!

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili është golashënuesi më i mirë i Superligës në këtë edicion me 21 gola në 16 ndeshje ka thënë se tani nuk është fare i preokupuar me shifrat e golave, por synon vetëm të ketë paraqitje të mira dhe ta ndihmojë skuadrën. “Tani e kam fituar një përvojë dhe nuk jam i preokupuar me shifrat e golave. Thjeshtë goli po më ndjek mua dhe jo unë golin. Qëllimi im është që të shkoj nga ndeshja në ndeshje për ta ndihmuar skuadrën”, ka theksuar Daku në emisionin “Dueli Sportiv”.

Ai e ka komentuar edhe nivelin e referimit në ndeshjen e sotme ndaj Dritës, derisa ka folur fjalë të mëdha për gjyqtarin Dardan Çaka.

“Dardan Çaka për mendimin tim është një refer i cili shumë shpejt do ta thotë fjalën kryesore në futbollin e Kosovës dhe shumë shpejt do ta arrijë synimin e tij – ta marrë stemën e FIFA-së – dhe të referojë ndeshje ndërkombëtare”, theksoi ai.
Derisa duke folur për humbjen në Gjilan ai u shpreh: “Drita i shfrytëzoi rastet e veta sot dhe e meritoi fitoren”, shtoi sulmuesi gjilanas në radhët e portokallezinjve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments