No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Challandes: Grupi është i fortë, por kualifikimin mund ta ëndërrojmë

Challandes: Grupi është i fortë, por kualifikimin mund ta ëndërrojmë

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka vlerësuar se “dardanët” janë pjesë e një grupi të fortë në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”.

Kosova do të garojë në Grupin B së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë e Gjeorgjinë.

Me Greqinë, Kosova është përballur në Ligën e Kombeve. Ka pësuar humbje në Prishtinë, ndërsa ka barazuar në Athinë. Me Suedinë B, Kosova B humbi 1:0 në fillim të këtij viti. Ndërkohë me Spanjën e Gjeorgjinë, Kosova do të përballet për herë të parë.

“Nuk mund të them se jam as i kënaqur por as i pakënaqur me grupin. Është një grup shumë i mirë, i fortë dhe aspak i lehtë. Po ashtu, mendoj se është një grup shumë interesant me Spanjën, një prej ekipeve më të mira në botë dhe natyrisht favorite. Me Greqinë kemi luajtur, është ekip i mirë por nuk është e pamundur për ne që ta mposhtim. Suedia ka bërë kualifikime të mira kohët e fundit me një ekip të ri por shumë të mirë. Gjithashtu, edhe Gjeorgjia nuk bën të nënçmohet assesi”, ka thënë Challandes për KOHËN menjëherë pas hedhjes së shortit.

“Ne jemi Kosova dhe gjithmonë kam dashur të kemi kundërshtarë të fortë në grup. Mirëpo, problemi për këto kualifikime nuk janë kundërshtarët por lojtarët që do t’i kemi në dispozicion. Nëse mund të luajmë me lojtarët më të mirë, atëherë mund të bëjmë një kampanjë të mirë kualifikuese. Një kampanjë të tillë e kemi pasur edhe në kualifikimet për Kampionatin Evropian, ku deri në dy ndeshjet e fundit kualifikimi jonë ishte i mundur. Kështu që shpresoj të njëjtën gjë ta bëjmë edhe në këto kualifikime për Botëror. Në përgjithësi është një grup i mirë dhe jam i kënaqur me të pasi e di saktësisht se në secilin grup kualifikimi do të ishte i vështirë. Mendoj se mund të bëjmë një punë shumë të mirë dhe mund të ëndërrojnë edhe njëherë tjetër kualifikimin”, ka shtuar Challandes.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments