No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi në shtëpinë e Çeferinit, merr përkrahje nga numri një i UEFA-s

Ademi në shtëpinë e Çeferinit, merr përkrahje nga numri një i UEFA-s

Pas vizitës në Zagreb ku u prit nga presidenti i Federatës kroate, Davor Shuker, sot numri një i futbollit kosovar, Agim Ademi ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin në Grosuplje të Sllovenisë. Sipas njoftimit të publikuar nga FFK, ky takim u zhvillua në një atmosferë krejtësisht shoqërore dhe familjare. Gjatë këtij takimi ata diskutuan për situatën e futbollit kosovar dhe për rrjedhat në FFK. Presidenti Ademi kërkoi nga presidenti Çeferin përkrahje nga UEFA, sidomos në këtë periudhë, duke e ditur gjendjen e vështirë nëpër të cilën po kalon vendi ynë si pasojë e pandemisë COVID-19, por edhe për projektet në vazhdim të FFK-së. Me këtë rast, presidenti Çeferin, duke e quajtur presidentin Ademi si mik të vërtet dhe punëtor të madh, shprehu gatishmërinë e tij dhe të UEFA-s për mbështetje të FFK-së, si dhe për realizimin e kërkesës së FFK-së për prezantim me kuadro në kuadër të UEFA-s. Po ashtu, Çeferin theksoi se e ka përcjellë ecurinë e Kombëtares së Kosovës dhe lavdëroi ekipin për ndeshjet e zhvilluara në kohë pandemie, teksa u shpreh se është i vetëdijshëm se kjo pandemi e ka dëmtuar në masë të madhe FFK-në, sikurse gjithë futbollin botëror. Presidenti Çeferin lavdëroi edhe punën e FFK-së, e cila ka arritur t’i zhvillojë garat në të gjitha kategoritë përkundër situatës së vështirë me COVID-19, teksa theksoi se kjo ishte edhe moto e UEFA-s që futbolli të vazhdojë të luhet.
Në fund, presidenti Çeferin shtroi drekë për presidentin Ademi dhe delegacionin e FFK-së.

 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Sekreti i Chelseat, ngrohja e këpucëve me mikrovalë!

Mbrapa momentit të mirë të Chelsea-t pas marrjes së drejtimit të ekipit nga ana e Thomas Tuchel, duket se fshihet një pajisje elektroshtëpiake. Sipas The...

Verrati: Mund të fitojmë gjithçka

Marco Verrati ka folur për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain. “Ky vit është më i komplikuar për gjithçka: në jetë, në sport, kudo. Po jetojmë...

Koronavirusi “ngujon” Interin, Conte anulon konferencën për shtyp

Pas pesë rasteve të pozitivitetit me Coronavirus tek Interi, që përfshinin Marotta, Ausilio, Antonello, avokati Capellini dhe një anëtar të stafit, trajneri Antonio Conte...

LeBron i kundërpërgjigjet ashpër suedezit të Milanit, “hap zjarr” ndaj Ibrës

LeBron James ka kundërshtuar pretendimin e Zlatan Ibrahimovic se sportistë si ai duhet ta mbajnë larg politikën. Sulmuesi i Milanit e thumboi ikonën e...

Recent Comments