No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi beson në prezantim të denjë të Dardanëve - e konfirmon Challandesin...

Ademi beson në prezantim të denjë të Dardanëve – e konfirmon Challandesin për kualifikimet e Botërorit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar se edhe në fushatën kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”, Kombëtares së Kosovës do t’i prijë zvicerani Bernard Challandes. Një gjë të tillë numri një i FFK-së e ka bërë të ditur në një lidhje direkte nga Cyrihu për Kanal 10, kur u pyet rreth paralajmërimeve për ndryshime në ekipet kombëtare nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, qoftë në kuadrin e futbollistëve, qoftë në atë të trajnerëve.

“Presim ndryshime për të mirë. Ne sigurisht se do të flasim me të gjithë ata që janë të gatshëm dhe të nivelit për ekipin kombëtar A, me të gjithë ata futbollistë që jemi prej shumë kohësh në kontakt. Besoj se Kosova do të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresoj të mos i kemi problemet e tanishme me lëndimet e lojtarëve dhe pandeminë. Sa i përket çështjes së shtabit teknik, ne do të fillojmë me këtë shtab teknik edhe këto kualifikime dhe e presim marsin se çfarë do të na sjellë”, ka theksuar Ademi, përcjell Futbolli.info.

Duke folur për gjasat e Kosovës në kualifikimet e Botërorit 2022, presidenti i FFK-së është shprehur: “Grupi nuk është i lehtë, por në secilat grupe të këtij niveli është nga një top-ekip. Ta kesh në grup Spanjën e Suedinë, por edhe Greqinë e Gjeorgjinë nuk mund të jetë grup i lehtë, por do të mundohemi të japim më të mirën tonë. Nuk jemi dorëzuar dhe kemi shpresë. Është e pamundur të parashikosh ndonjë rezultat me cilindo ekip që do të luash, sepse nuk ka më ekipe të dobëta. Por, unë shpresoj se do të jemi të kompletuar dhe do të bëjmë organizimin më të mirë të mundshëm dhe besoj shumë se do të kemi rezultat, edhe pse nuk mund të them tani për këtë grup se do të jemi të kualifikuar  sepse nuk do të ishte serioze. Sidoqoftë, ne nuk dorëzohemi dhe kërkojmë rezultat nga të gjitha ndeshjet”.

Ndonëse Kosova në këto kualifikime bën pjesë në grup me tri vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, kreu i FFK-së mendon se nuk do të ketë telashe në këtë drejtim dhe se ky problem tashmë është tejkaluar. “Sigurisht në të kaluarën kanë qenë probleme dhe vështirësi, por tani mendoj se është relaksuar situata. E kanë kuptuar edhe Spanja edhe të tjerat realitetin. Besoj se kjo do të rregullohet edhe me ndihmën e UEFA-s dhe ndeshjet do të luhen në vendet tona respektive”, ka shtuar Ademi.

Në fund, presidenti i FFK-së ka folur edhe për takimin me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, për të cilin takim ka thënë se do të jetë shumë frytdhënës për futbollin e Kosovës, si dhe për bisedat që do të ketë me futbollistët që janë potencial për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës, e që është edhe synimi i udhëtimit të tij dhe delegacionit të FFK-së në Evropë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments