No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Zeneli: Ndaj Suedisë emocionuese, synojmë fitore kundër Greqisë dhe Gjeorgjisë

Zeneli: Ndaj Suedisë emocionuese, synojmë fitore kundër Greqisë dhe Gjeorgjisë

Arbër Zeneli është i kënaqur me kundërshtarët që Kosova do t’i ketë në ciklin e dytë të saj kualifikues për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Ai ka thënë se mezi pret duelin ndaj Suedisë, shtet për të cilin luajti para se të luante për Kosovën.

Mesfushori ofensiv ka theksuar të hënën për KOHËN se Spanja është favorite, por ndaj Greqisë dhe Gjeorgjisë mund të fitohen pikët.

“Po më duket grupi ashtu siç e kam dëshiruar. Greqia dhe Gjeorgjia janë në të njëjtin nivel si ne. Do të jetë një ëndërr të luaj kundër Suedisë, dhe po ashtu kundër Spanjës. Po e presim me emocione për t’i zhvilluar këto ndeshje. Tash është kualifikimi për botëror dhe duhet ta japim maksimumin edhe aty. Jam shumë i emocionuar sepse e kam familjen në Suedi dhe kam luajtur për Suedinë prej U-15 deri në U-21. Me gjithë qejf kam dëshirë të luajë në këtë ndeshje”, ka thënë Zeneli.

Ai për Kosovën luan që nga viti 2016. Deri më tash ka zhvilluar 18 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola.

“Ne kundër të gjitha ekipeve mundemi të marrim pikë. Por, sivjet e kemi pasur shumë të vështirë të jemi 100%, sepse unë kam qenë i lënduar, herën tjetër dikush tjetër e kështu me radhë. Nuk kemi qenë gjithmonë skuadër e kompletuar. Shpresoj kësaj here nuk do ta kemi këtë problem dhe të shkojmë përpara si shtet”, ka shtuar Zeneli.

Shorti për Botërorin 2022 është hedhur të hënën. Kosova është në Grupin B.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Sekreti i Chelseat, ngrohja e këpucëve me mikrovalë!

Mbrapa momentit të mirë të Chelsea-t pas marrjes së drejtimit të ekipit nga ana e Thomas Tuchel, duket se fshihet një pajisje elektroshtëpiake. Sipas The...

Verrati: Mund të fitojmë gjithçka

Marco Verrati ka folur për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain. “Ky vit është më i komplikuar për gjithçka: në jetë, në sport, kudo. Po jetojmë...

Koronavirusi “ngujon” Interin, Conte anulon konferencën për shtyp

Pas pesë rasteve të pozitivitetit me Coronavirus tek Interi, që përfshinin Marotta, Ausilio, Antonello, avokati Capellini dhe një anëtar të stafit, trajneri Antonio Conte...

LeBron i kundërpërgjigjet ashpër suedezit të Milanit, “hap zjarr” ndaj Ibrës

LeBron James ka kundërshtuar pretendimin e Zlatan Ibrahimovic se sportistë si ai duhet ta mbajnë larg politikën. Sulmuesi i Milanit e thumboi ikonën e...

Recent Comments