No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Thaqi: Prishtina ma kushtëzoj pagesën e borxhit me vazhdimin e kontratës!

Thaqi: Prishtina ma kushtëzoj pagesën e borxhit me vazhdimin e kontratës!

Ish-mbrojtësi i Prishtinës, Armend Thaqi ka dhënë detaje rreth vendimit të tij për t’u larguar nga klubi bardhekaltër dhe për t’iu bashkuar Ballkanit. Ai ka thënë se fajin për largimin e tij e kanë drejtuesit e Prishtinës, pasi janë munduar që ta mbajnë në klub duke e kushtëzuar me pagesën e borxhit.

“Është përfol shumë se Thaqi nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën. Kjo është e vërtetë, por mënyra qysh kanë tentuar drejtuesit e Prishtinës ta vazhdojnë kontratën me mua nuk ka qenë e drejtë. Kur e fituam kupën, Prishtina po thuajse gjysmën e kontratës time e ka pasur borxh. Më pas ata ma vendosën si kusht se po ta paguajmë borxhin por vazhdoje kontratën. Unë në atë mënyrë nuk pranova që ta marrë borxhin tim dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk kam vazhduar me Prishtinës. A jam pishman që jam larguar? Jo, nuk jam pishman, sepse unë jam po ai Armend edhe te Ballkani dhe po i kam të njëjtat paraqitje si te Prishtina. Në bazë të rezultateve po shihet se kush ka gabuar”, ka thënë Thaqi në emisionin AS në RTK, përcjell Futbolli.info.

Ai nuk ka dashur të flasë shumë për ish-klubin e tij por ka pranuar se ka pasur probleme te klubi bardhekaltër. “Prishtina është klubi më i madh në vend dhe kush ka luajtur në atë klub e dinë këtë. Është privilegj i madh të luash për Prishtinën, por edhe presioni është i madh dhe sa vjen e rritet pasi kanë kaluar 7 vite që nuk është fituar titulli i kampionit. Shumë gjëra nuk kanë shkuar si duhet, por nuk më takon të flasë pasi kam qenë kapiten i skuadrës. Janë krerët e klubit që e dinë më mirë dhe u mbetet atyre të veprojnë”, ka shtuar Thaqi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments